• |
ide | kryesore

Pranimi i fajit/ Si bëri para në Tiranë shefi i korruptuar i FBI-së, Charles Mcgonigal

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama-mcgonigal-NYT-1024x577-1



Në sallën e gjyqit, ku u paraqit për të pranuar fajësinë me marrëveshje me prokurorët amerikanë, Charles McGonigal ka rrëfyer se interesi i tij në Shqipëri ishte të bënte para. I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly për arsyet që e çuan të vizitojë vendin tonë dhe të krijonte kontakte me qeverinë shqiptare, McGonigal u përgjigj.

“Përpara se të largohesha nga FBI në shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence për çështje sigurie me një mik. E dija se kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur më vonë të nisja biznesin”, u shpreh McGonigal i cituar nga Zëri i Amerikës.

Se si dhe me kë i bëri paratë McGonigal në Tiranë, këtë e detajon dokumenti që ai e nënshkruan në fund me dijeni të plotë në marrëveshje me prokurorët amerikanë. Detajet që jepen aty janë të cunguara dhe i takojnë vetëm pjesës që inkriminon McGonigal për fshehjen e informacioneve, që ai duhej të deklaronte në FBI. Por aty kuptohet edhe se si i shërbeu McGonigal politikanëve shqiptarë në këmbim të favoreve që përktheheshin në para.

Pasi Lapsi.al e ka lexuar të plotë ju sjell në mënyrë më të thjeshtuar ndërhyrjet që bëri ish-shefi i FBI-së në Tiranë, shërbimet që i bëri Edi Ramës dhe shpërblimet që pasuan. Le t’i marrim me radhë:

1) Ndërhyrja te Rama për licencat e naftës

McGonigal ka pranuar senë takimin e parë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ishte i pranishëm, Agron Neza dhe Dorian Duçka u fol për licencat e kompanive të naftës. Neza ishte njeriu që disa ditë më vonë i dha McGonigal një shumë prej 225 mijë dollarësh, ndërsa Duçka punonte si këshilltar i Ramës dhe u përdor më vonë për hetimin e lobimit të Bashës në SHBA.

“Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B (Dorian Duçka) dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të Personit A (Agron Nezës), i pandehuri McGonigal e paralajmëroi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licencave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin interes në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për dhënien e licensave të naftës. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit të Shqipërisë një kapele në prezencë të personit B, si shenjë e vlerësimit të tij” thuhet në dokumentin e firmosur nga McGonigal.

Pas këtij takimi, McGonigal pranon se u kthye në ShBA, ku Agron Neza i dha shuma të konsiderueshme parash, deri në 225 mijë dollarë, të cilat ai nuk i deklaroi siç e kishte detyrim ligjor.

Pasi McGonigal iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, porosia e tij u krye në Shqipëri.

Ndërhyrja e ish-shefit të FBI-së kishte të bënte me licensat për puset e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul. Një kompani e lidhur me Gazpromin rus, e quajtur Jurimex Kommerz Tranzit Ges kishte shprehur interes dhe ishte në rrugën e duhur për të marrë në përdorim puset. Kërkesa për t’i dhënë licencë ishte pranuar, por pas takimit McGonigal-Rama, tenderin e fitoi kompania TransOil Group me administrator Shefqet Dizdarin.

Në vitin 2019, McGonigal bëhet ortak me Dizdarin në kompaninë “Lawoffice&investigation”, bashkë me Agron Nezën dhe një ish-agjent të FBI-së, të quajtur Mark Rosini. Secili merr 25% të kompanisë duke paguar vetëm nga 1 dollar.

Edi Rama e ka pranuar takimin me McGonigal, por e tregon ndryshe bisedën kur thotë “kemi folur herën e parë për çështje të rajonit, të Shqipërisë, me fokus nga pikëpamja e peshës së Rusisë në rajon dhe rrezikun e penetrimit”.

“Ai vetë më mua ka folur në parim dhe nuk më ka ndikuar “shiko se është kjo kompania” ka thënë Rama, që në këtë rast bie në kontradiktë me Charles McGonigal.

2) Shërbimi për Edi Ramën dhe hetimi i parave të lobimit të PD-së

Pasi gjeti një mundësi të mirë për të bërë biznes në Tiranë, pasi ka futur në xhep 225 mijë dollarët nga Agron Neza, Charles McGonigal u vu në shërbim të interesave të Edi Ramës për hetimin e lobistit Nik Muzin dhe pagesën që kishte bërë Lulzim Basha në SHBA.

Pikë për pikë siç përshkruhej në akt-padinë e prokurorëve amerikanë, McGonigal ka pranuar se e përdori Agron Nezën si burim të hetimit të FBI-së dhe se materialet që i vinte në dispozicion Neza dolën nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. McGonigal ka pranuar edhe se Dorian Duçka i solli dëshmitarë për këtë çështje dhe se ishte ai që paguante për udhëtimet e tyre.

Në paragrafin 25 të dosjes shkruhet “Në 25 Nëntor të vitit 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë për një hetim penal të mundshëm, që përfshin një qytetar amerikan, i cili ishte regjistruar për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një parti shqiptare, e ndryshme nga ajo ku bën pjesë kryeministri shqiptar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacione nga Personi B, (Dorian Duçka) për lobistin amerikan. I pandehuri McGonigal e kaloi këtë informacion tek Departamenti i Drejtësisë”.

Në paragrafin 28 të dosjes, shkruhet “Në 22 Janar të vitit 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A (Agron Neza) dhe ia kaloi këtë informcion një zyrtari tjetër të FBI-së, që ishte vartës i tij. Personi A (Agron Neza) e kishte marrë këtë informacion nga zyra e Kryeministrit Shqiptar”

Në paragrafin 30 të dokumentit, që është firmosur edhe nga vetë McGonigal vazhdohet “Në 26 Shkurt, 2018, zyra e FBI në New York nisi zyrtarisht një hetim penal i përqëndruar ndaj lobistit amerikan bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga i pandehuri McGonigal dhe nën drejtimin e tij. Personi A (Agron Neza) u identifikua më pas nga zyra e FBI-së në New York, si një burim konfidencial që mbështet hetimin, dhe Personi A (Agron Neza) siguroi të dhëna për zyrën e FBI-së në New York përgjatë hetimit. Përsoni B (Dorian Duçka) më vonë ndihmoi në zhvillimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në New York dhe dëshmitarëve të vendosur në Europë, ku mes të tjerash, pagoi për shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve. I pandehuri McGonigal nuk e kishte deklaruar marrëdhënien e tij financiare me Personin A (Agron Nezën) tek FBI, as nuk kishte deklaruar kontaktet me Personin B (Dorian Duçkën) siç ia kërkonte ligji”.

Vetë Edi Rama e ka pranuar tërthorazi se materialet që iu dorëzuan FBI-së dolën nga zyra e tij. “Unë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni më shumë dhe asnjë dokument më shumë dhe ne këtu në kryeministri nuk kemi pasur më shumë se ato që ka zbuluar Birn dhe më pas Mother Jones dhe nëse do ta kisha, patjetër që do t’ia jepja zyrtarit të lartë të FBI-së” është shprehur Rama.

 3) Hetimet me kërkesë të Tom Doshit mbi komplotin për vrasjen e tij

Përveç presionit ndaj Lulzim Bashës në lidhje me financimin okult që ai bëri për lobistin Nik Muzin, u tentua që opozita të vihej nën presion edhe për një hetim tjetër të  kërkuar për Ilir Metën. Këtaj radhe ishte politikani dhe biznesmeni Tom Doshi që kërkonte ndihmën e FBI-së mbi dyshimet që kishte se Ilir Meta kishte kontraktuar vrasës me pagesë.

Në dosjen e firmosur nga Charles McGonigal në paragrafin 13 shkruhet “Në shtator të vitit 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua përmes Personit A (Agron Neza) me një biznesmen dhe politikan që i tha të pandehurit McGonigal se kërkonte nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të hetonte një komplot për vrasjen e tij”

Në dosjen e firmosur nga Charles McGonigal, në paragrafin nr 28 shkruhet “Në 18 Nëntor të vitit 2017, i pandehuri McGonigal dhe një përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë u takuan dhe intervistuan të njëjtin politikan dhe biznesmen që kishin takuar në shtator të atij viti. Personi A (Agron Neza) mori pjesë në takim si përkthyes. I pandehuri McGonigal nuk hartoi një raport standard të FBI-së dhe FBI nuk ka asnjë dokument zyrtar mbi atë që ndodhi”.

Ndërkohë që Tom Doshi kishte nevojë për ndihmën e FBI në lidhje me dyshimet që kishte për vrasjen e tij nga Ilir Meta, Mcgonigal kishte synime tjera. Ai donte të bënte para. Prandaj zhvilloi edhe një takim tjetër me Doshin, kësaj radhe pa përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit. Në dosje shkruhet “Politikani dhe biznesmeni shqiptar diskutuan mundësitë për të bërë biznes bashkë me të pandehurin McGonigal dhe Personin A (Agron Nezën).

Lexo edhe: Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Lexo edhe: Çfarë fshehu Rama nga leximi i akt-akuzës për McGonigal

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Ku ndryshon narrativa e Ramës nga ajo e FBI-së

Me pak fjalë në gjyqin para drejtësisë amerikane, Charles McGonigal ka pranuar se për hir të parave që ka marrë dhe për hir të parave që mund të bënte me dyshen në pushtet, Edi Rama dhe Tom Doshi, vuri në dispozicion autoritetin dhe kompetencat e tij në FBI-në e New York-ut. Se si vazhdoi historia dihet tashmë. Në Tiranë, topat e propagandës u drejtuan mbi Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, që thuhej se ishte financuar nga Rusia, ndërkohë që në anën tjetër “shkëlqenin” kontaktet parimore të Edi Ramës me shefat e FBI-së./Lapsi.al



13 Comments

  1. i plasi kari edi rames!

    populli kurv e voton dhe adhuron, pasi kujton se edi rama eshte biri i zotit i rene nga qielli

    jorgo dhe mero jane propagandistet me te zellshem dhe me kembengules vetkuptohet ne sherbim te fuges

    1. Per ty mbase eshte teater, por kjo tregon se sa i korruptuar dhe korruptues eshte KM yt. Cdo gje qe prek e shnderron ne qelbesirllek. Kete duhet ta kuptojne shqiptaret.

      1. Harove te shtosh edhe sai korruptuar eshte shteti amerikan ne te gjitha strukturat e tij, FBI, State Departament, etc

        1. po patjeter qe ka korrupsion ne DASH , edhe ne senat edhe ne kongress. korrupsioni eshte bashkudhetar ne kapitalizem.

          Ideja qe ne amerike nuk ka korrupsion eshte per kara si puna jote, shiko pak sa agjente fbi, cia, zyrtare te larte jane denuar per korrupsion, n sepse agjente policie ka pa fund

          mos u bej kaq kar, kapitalizem pa korrupsion nuk ekziston.

  2. Gomarin e nxjer i zoti nga balta.Sa me pelqen kjo thenie e mocme.E ne shqiptaret presim dike tjeter ta zere gomarin nga bishti

  3. ‘Gërdeci’/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! Mori azil në SHBA, frikë nga Shkëlzeni,shkoni lapinini bythen salihut o maloke cene se po dhjet keshtu thote Lumneshi

  4. Pasi Berisha u shpall non grata ky qe fliste per foto historike Basha-Trump; akuzoi pikerisht Bashen per lidhje me ruset; kete e beri pasi u shpall non-grata nga SHBA-te, e ndersa Basha ishte ne kulmin e mbeshtetjes amerikane.

    Tani une kam dy pyetje:

    -Me te vertete mendoni se keta idiote e sharlatane do ja hidhnin paq?

    -Imagjinoni per nje moment sikur te vinin ne pushtet ne 2021-in keta; a nuk do ishte bere Shqiperia nje nevojtore siç keta bene opoziten dhe partine e tyre?

  5. Komentit 19,24, propagandist me artikuj Enverist.Po ne ate akuze qe emri mafiozit Rama permendet plot14 her, cke per te thene.Ate qe thote populli, ku ka ze nuk esht pa gje, e di o patronazhist.E di qe paret tona ia ka dhene ketij te koruptuari.Ju si mafia e kuqe mundoheni te sfumoni bemat skandaloze te pushtetit te mafies, me kodoshet trashegimtare.Ti, zuzar, harrove gruan e Bilalit, qe pagoi 800,000 dollare per nje selfije.Ja kush e si jeni, pushtetin e mbani per te vjedhur, e droge, ne politiken e jashteme hiqeni si pro perendimore, e naten lexoni historine e veprat e merrhumit.E luani bukur e interpretoni bukurr,se kjoeshte memetoda kodoshiane e fasades suaj..

  6. Roli i Shkëlzen Berishës

    “Gërdeci, pranë Vorës, ishe vend ideal për përfituesit e këtij biznesi gjigant, ku ishin përfshirë sipas informacionit dhe medias edhe familjarë të Berishës, madje edhe baxhanaku i tij, Muhamed Hoxha, mbeti i vrarë. Përflitet që i biri kishte qenë aktiv qysh në procesin e vendimmarrjes, kur duhej të merreshin mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë; madje Ilir Rusmali që drejtonte këtë ministri, kishte dhënë mendim negativ,o cecen malok i salihut i ores 19:54 ti je nje kar qe merresh me sa here eshte permendur rama,salihu ka 32 vjet qe permendet me dokumenta zyrtare per krimet qe ka bere dhe po ben.pastaj lapsi ka nje shkrim qe thote 11 here eshte permendur,futi nje masturbim me foton e rames deri sa ti zgurdullosh syte

  7. Me pranimin e akuzës, mbyllen edhe hetimet, pasi prokurori hoqi dorë nga cdo akuzë tjetër. Asgjë nuk vazhdon më, as për me personin a, as me personin b.

    Për më tepër, kështu marrin fund përrallat e treguara nga opozita, për gjoja korruptim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga zyrtarë shqiptarë.Ber qef o Qafiri i salihu u masturbove me foton e rames,pi dhe Haloperidolin tani

  8. Si beri para McGonical?

    shume thjesht. i prezantuan nje opurtunitet! kerkesa dhe oferta u takuan !

    Dikush e dinte qe McGonical kishte nevoje per para, dikush po interesohej per nje person qe ti hapte dosje opozites

    Rama u interesua, i thane qe x apo z apo y jane personat qe e bejne kete pune! Karli ishte ne treg sic dukej dhe Rama i coi para dhe fjale. Karlit iu prezantu ky oportunitet. Dhe beri nje vizite, Karli nuk eshte rrote kari , tere jeten ne FBI me lloj e soj horrash e hajdutesh, njeri i stervitur, me nuhatje te mire. Karli e nuhati situatetn dhe e kuptoi sa leke kishte bere Kim.

    Nuk beri shpikje Karli. thjesht vuri ne pune nuhatjen dhe perfitoi nga oportuniteti

    Edhe ne vazhdim Karli u tregu super i zgjuar, nuk i hyri gjyqeve dhe avokateve, apelimeve etj. Aspak. Thjesht pranoi fajin, dhe ndau parate qe kish marre me ata qe e kishin ne dore ceshtjen e tij , mbylli gojen per cdo gje qe dinte.

    situation awareness apo situational awareness e Karlit eshte shume e mire. Karli dinte se ne cderexhe u gjend dhe e kuptoi fare mire se cfare duhej te bente .

    “the perception of the elements in the environment within a volume of time and space, the comprehension of their meaning, and the projection of their status in the near future”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *