• |
ide | kryesore

Misteri i dëshmitarëve që kryeministria i serviri FBI-së kundër Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Herën e parë që kryeministri Edi Rama foli për Dorian Duçkën pas publikimit të dosjes “Mcgonigal” në Justice.gov, ai tha: “Ka qenë zv.ministër i energjitikës në koalicion në 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë…..”

Prezantimi si “këshilltar pa pagesë” nga Edi Rama është jo rastësisht i thjeshtuar. Më shumë informacion e jep dosja e prokurorëve amerikanë kundër McGonigal në rastin e lidhjeve me Shqipërinë.

Në materialet hetimore, Duçka emërtohet si Personi B dhe për të shkruhet: “Personi B është një shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjitik kinez. Personi B operonte si një këshilltar jozyrtar për kryeministrin e Shqipërisë, që kishte një email dhe pasaportë zyrtare të qeverisë së Shqipërisë dhe është një ish-funksionar i qeverisë. Personi A dhe Personi B ishin edhe ortakë në biznes me njëri-tjetrin”.

Pershkrimi i Personit B, ose Dorian Duçkës, sipas dosjes se prokurorise amerikane

Në rrjedhën kronologjike të ngjarjeve, roli parësor që pati Dorian Duçka është ai i ndërmjetësit mes kryeministrit Edi Rama në njërën anë, dhe Agron Nezës dhe Charles McGonigal në anën tjetër.

Por roli i Duçkës në çështjen “McGonigal” nuk kufizohet vetëm tek ndërmjetësimi i takimit të parë. Në paragrafin 42 të dosjes, është dokumentuar angazhimi konkret që Duçka mori përsipër në hetimin që do të niste për financimin e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal”

Hetimi për Nick Muzin, lobistin amerikan të Bashës nisi në 26 Shkurt të vitit 2018 me urdhër të Charles McGonigal. Agron Neza ishte personi që dorëzoi dokumentat shkresore, të cilat kishin dalë nga zyra e kryeministrisë. Kurse këshilltari i Ramës, Dorian Duçka pati për detyrë servirjen e dëshmitarëve të çështjes. Në dosje flitet për “dëshmitarë”, në numër shumës.

“Personi B më vonë ndihmoi për organizimin e një takimi mes zyrës së FBI në Neë York dhe dëshmitarëve në Europë dhe -mes të tjerash- ai pagoi shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve” thuhet në paragrafin 42.

Paragrafi 42 i dosjes McGonigal dhe lidhjeve te tij ne Shqiperi

Pavarësisht se dosja është trajtuar gjatë në media, nuk ka ende asnjë variant se cilët ishin këta dëshmitarë që u bënë pjesë e hetimit të financimit të lobimit të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, angazhimi i këshilltarit të Edi Ramës për servirjen e dëshmitarëve, ngre dyshime të forta mbi alibinë e kryeministrit, i cili ka mohuar bashkëpunimin me McGonigal për hetimin kundër lobimit të Bashës.

Meqenëse shkrimi i parë i BIRN u botua në 22 Nëntor të vitit 2017, kurse materialet për Nick Muzin iu dorëzuan FBI-së në datën 22 Janar 2018, kryeministri Rama është i justifikuar kur thotë se nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, nuk ka pasur ndonjë dokument përveç atyre që janë bërë të njohur nga media” .

Me këtë deklaratë Rama pohon tërthorazi se dokumentat që dolën nga zyra e kryeministrisë, janë të njëjtat që kishte publikuar tashmë BIRN.

Por përfshirja e drejtpërdrejtë e këshilltarit të tij, Dorian Duçkës në dërgimin e dëshmitarëve tek agjentët e FBI, madje edhe pagesa e shpenzimeve të udhëtimit të tyre e dobëson ndjeshëm alibinë e Ramës, që pranon miqësinë me Charles McGonigal, por mohon ndonjë shkëmbim favoresh.

Jo më kot, kur u pyet specifikisht për angazhimin e këshilltarit të tij Dorian Duçka në hetimet e FBI-së, kryeministri Rama pati një moment paqartësie dhe pastaj i lau duart duke thënë: “Z.Duçka ka qenë këshilltar i im i jashtëm. Person privat. Puna e tij ç’ka paguar e ç’nuk ka paguar e për kë ka paguar, por ai nuk është nën akuzë dhe këto janë situata që…”./Lapsi.al



19 Comments

  1. Po c’lidhje ka BIRN me Ramen?!

    BIRN financohet nga Soros. Nderkohe qe Rama thjesht del ne foto me Soros.

    Si tha Rama?! T’i kisha, i dorezoja vete, tek e tek e tek…

    Por s’i kisha! I kishte BIRN! C’lidhje ka BIRN me mua?!

    BIRN eshte nje media opozitare ndaj qeverise!

    1. Nice try, por ceshtja ne usa nuk u hap nga birn po nga miku rames carlie. Me deshmitaret e paguar nga keshilltari rames dmth nga zyra e rames.
      Mjaft bone suflerin e rames se nuk ngjisin keto, trgohu me krijues si pelivan qe je…

    2. Te gjitha mediat boterore jane kot vetem Gop Chsnel dhe Sekti Sorrosian i bythqirave mavi te LGB T jane te sakta

      1. Po ti kujt i beson, Ramutit apo SRB-it.
        SRB ka thënë: – New York Times është një letër higjenike me të cilën unë fshij bythën…..
        Hajt tani se shifna me 14 maj.
        Zgjedhjet janë vjedh ka herë.
        Ju merreni me Niko Kalin.
        Tani keni gjetë Aktiv1sti.
        Më 15 maj do të dilni e bërtisni: – Zgjedhjet u vodhën.

    3. Çfarë lidhje ka greku Palikaris me interesat e shqiptarëve, kur i del në mbrojtje Ramës mik të Vuçiçit ?

  2. Baba Taku e Rama me vrap na serviren often e klasave. Ducka ish zv minister ne 2013 she kushuri me Ilir Meten.
    Sa i tradheton surrati Rames.
    Po gjithe deputetet we ga Ruci, Rraja e me rradhe kane ne fis kriminele e kontrabantiste.
    Komunizmi fara me e keqe nder shekuj.
    Rama tradhetari I kombit Shqipetar.👉🐵

  3. Cfare te thuash! Ku ka bir nine dhe kurve, sic thote dhe orangutangu, t’i justifikoj keta. Me leket e korrupsionit, me leket e shqiptareve, kane paguar shpartallimin e opozites. Duan te qelben ne pushtet, te vetkenaqin egon e tyre te semure, pa ne djall Shqiperia. As duan t’ja dine.

  4. “Efraim Diveroi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë për të cilën ka bërë 4 vjet burg. Ai dhe bashkëpunëtori i tij kanë dëshmuar për takimet në Tiranë dhe aferën që kanë bërë me kompaninë shtetërore MEICO me zyrtarë të qeverisë që kanë takuar.

    Dëshmitë e tyre kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë që akoma s’i ka çuar në SPAK se nuk ka pasur kohë për t’i përkthyer. Janë dy afera të ndryshme në Gërdec; është ajo me viktima dhe afera e trafikut të fishekëve drejt Afganistani që zhvillohej në Shqipëri”

  5. Më tej Packouz rrëfen takimin e Efraim Diverolit me Shkelzen Berishën në prani të Ylli Pinarit dhe një mafiozi të madh shqiptar, ku u vendos që Kosta Trebicka, i cili kryente paketimin, të nxirrej jashtë loje, ripaketimin ta merrnin ata dhe si këmbim t’i bënin një ulje të vogël në çmimin e blerjes së municioneve.

    Ai thotë se Kosta Trebicka u zemërua pasi u nxorr jashtë loje dhe vendosi të kontaktojë mediat dhe autoritetet në SHBA, të cilët nisën hetimet. Gabimi më i madh i Kostës, thotë Packouz, ishte se kontaktoi edhe mediat shqiptare ku ekspozoi korrupsioin. Kjo sipas Packouz, i kushtoi jetën Kosta Trebickës.

    1. Ok daku me podcaste do i denosh? Ato qe tha david jane ne liber.
      E ke mendu ndonjeher se mund ta kene shperthy ruset gerdecin.? Veye david tha qe ruset bene cdo gje ta pengonin marveshjen.
      Apo vetem kap ca te intereso?

  6. Meqë SPAK-u tani ka filluar të funksionojë.
    A nuk do të ishte më mirë që ti futej hetimeve për “krimet” e gjithë qeverive shqiptare, që nga qeveria e Ismail bej Qemalit ?

  7. ta zëmë se vërtet Edi Rama me Yuri Kim janë ftohur në marrëdhënien e tyre, ashtu siç PD dhe gazetarët pranë saj pretendojnë prej muajsh!

    Por çfarë fiton PD nga kjo, që fluturojnë nga gëzimi?

    Mos do të thotë se do vijnë në pushtet, meqë Yuri Kim nuk i buzëqesh me Edi Ramës si më parë?!

    Pyetja lind, pse gëzohet kaq shumë Paloka?

  8. “Çunat”/ Rrëfehet David Packouz: Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec,o ceceni salihut Taqi bythen paloka pastaj se salihu te ka lene pa dhembe

    1. Për të hetuar çdo ngjarje kriminale me pasoja viktima të shumta, si rregull gjithmonë hetuesit zbardhin shkaqet dhe kush ka qenë i interesuar që të ndodhë ai krim.
      Demontimi i armëve të vjetra që nga Lufta e parë botërore që kishte grumbulluar në depo në të gjithë Shqipërinë paranoiaku diktator Enver Hoxha, ishte një kërkesë e NATO-s.
      PPSH e tij (sot PS e Ramës) e ka quajtur NATO-n armikun më të madh të Shqipërisë.
      Ishte PD ajo që realizoi hyrjen e Shqipërisë në NATO.
      Nisur nga ky fakt i padiskutueshëm, kanë qenë e janë punisto-socialistët të interesuar që të ndodhte Gërdeci e jo qeveria e drejtuar nga PD, pasi ata kanë qenë kundërshtarë të NATO-s e ishin të interesuar të diskretitohej ajo tek shqiptarët.
      A nuk dogjën flamurin e NATO-s socialistët shqiptarë në një nga protestat e tyre të dhunëshme ?
      Llogjika e çdo njeriu normal ta thotë se më të pa interesuarit që të ndodhte tragjedia e Gërdecit , kanë qenë kryeministri i atëhershëm Sali Berisha e ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.
      U hetua për një kohë të gjatë shkaku i shpërthimit edhe nga specialistë të huaj të kriminalistikës, dhe u zbulua se tragjedia ndodhi nga niveli shumë i ulët i sigurisë , ku një puntor saldonte në oborin e mbushur me barot të përhapur gjithandej, e flaka e barotit shkoi deri tek depot e predhave të artilerisë.
      Vetë saldatori i pakujdesshëm, gjeti vdekjen.
      Pronari i asaj fabrike ishte biznesmeni mik i Edvin Ramës, Mihal Delijorgji.
      Ai u arrestua jo me akuzën e vrasjes, por si makut parash, që shfrytëzonte puntorë të pakualifikuar për ti paguar më pak e për të fituar.
      Në ate fabrikë me rrezik të madh, ai kishte punësuar edhe gra e fëmijë që nuk ja kishin idenë rregullave të sigurisë.
      Pasi u zbuluan shkaqet e shpërthimit, komunistët i lanë akuzat e “vrasjeve” nga Berisha, dhe u morën me problemin e tregëtimit të armëve duke u përqëndruar në ndonjë veprim korruptiv e të paligjshëm në këtë fushë.
      Tregëtimi i armëve është një proçes që e bëjnë të gjithë qeveritë e botës e në Shqipëri ky proçes ka vazhduar edhe gjatë gjithë qeverisjes së socialistëve.
      Si nuk u gjet asnjë fakt fajësie për “vrasje” tek Berisha, propoganda komuniste sajoi një histori tjetër për djalin e kryeministrit, Shkëlzenin, sikur ai paskej marë pjesë në një aferë korruptive të shitblerjes së armëve me një matrapaz amerikan (Devirol)
      Ky i arrestuar e dënuar, e pranoi në gjyq që nuk e kishte parë kurrë Shkëlzen Berishëm, megjithate , pikërisht në ditën e shpërthimit të skandalit të madh të Ramës, me McGonigalin e FBI amerikane, SPAK-u e therret në pyetje djalin e Berishës, sigurisht për të tërhequr vëmëndjen nga ai skandal.

  9. Sipas Bushatit me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.

    “Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komisioni. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *