• |
ide | kryesore

Plagosën teknikun Grosso e ndihmësin e tij, nëntë të arrestuar. L’Equipe: “Neveri dhe turp”

-Instant, Sport
Grosso



“Neveri dhe turp”. Ky është titulli i prestigjozes franceze ‘L’Equipe’ e cila publikon në faqen e saj të parë fytyrën e përgjakur të trajnerit të Lyon, Fabio Grosso. Ish-kampioni i botës pësoi dëmtime në fytyrë dhe kokë pas sulmit me gurë ndaj autobusit të ekipit, rrugës për në ‘Velodrome’. Lyon do të ndeshej në Marsejë për ndeshjen e Ligue 1 kundër Olympique të Rino Gattuso. Pjesa e djathtë e mjetit, ku ka qenë edhe Grosso, ka pësuar dëmtimet më të mëdha me disa xhama të thyer. Ndeshja e javës së dhjetë të Ligue 1 është shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit. Një ditë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi arrestimin e nëntë personave.

APELI I FORTË I MINISTRIT TË BRENDSHËM

“Këta njerëz duhet të dënohen ashpër. Që nga fillimi i sezonit kam ndaluar tre transferta për tifozeritë e dhunshme, duke përfshirë dy për ato të Marsejës – shtoi Darmanin -. Le të ndalojmë dhunën në futboll. Nuk është normale të kemi 500 policë të vendosur për një ndeshje futbolli”, tha ai për Bfm. “Njerëzit hodhën gurë ndaj një autobusi, a mendoni se është përgjegjësi e policisë? Jo, është përgjegjësi e personit që hedh gurët në autobus,” shtoi ai.

Lexo më tej: FOTO/ Gurë mbi autobusin e Lyon, 12 qepje për teknikun Fabio Grosso: nuk luhet ndeshja me Marseille

REAGON EDHE INFANTINO

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një mesazh të publikuar në Instagram, natën mes të dielës dhe të hënës pas incidenteve të ndodhura para ndeshjes në Marsejë. “Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën në Marsejë para ndeshjes së Ligue 1 ndërmjet Olympique de Marseille dhe Olympique Lyonnais, nuk kanë vend në sportin tonë dhe as në shoqërinë tonë. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse që të sigurojnë marrjen e masave të duhura”. shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *