• |
ide | kryesore

Netanyahu refuzoi thirrjet për armëpushim, forcat tokësore izraelite në thellësi të Gazës

Lajme, Planet
Gaza



Forcat tokësore izraelite hynë më thellë brenda Gazës të hënën, duke përparuar me tanke dhe autoblinda drejt qytetit kryesor të këtij territori, si dhe duke liruar një ushtare që mbahej e burgosur nga militantët e Hamasit. Kryeministri izraelit refuzoi thirrjet për armëpushim, ndërsa sulmet ajrore godisnin pranë spitaleve ku mijëra palestinezë janë strehuar së bashku me të plagosurit.

Ushtria izraelite tha se një ushtare e kapur gjatë sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor, u shpëtua në Gazë. Ky është rasti i parë i shpëtimit që kur filloi lufta një javë më parë. Zyrtarët ushtarakë nuk dhanë shumë detaje, por njoftuan nëpërmjet një deklarate se ushtarja Ori Megidish ishte mirë dhe se ishte takuar me familjen e saj.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e mirëpriti atë në atdhe, duke thënë se kjo arritje e forcave izraelite të sigurisë “dëshmon për angazhimin tonë për të liruar të gjitha pengjet”.

Netanyahu gjithashtu refuzoi thirrjet për një armëpushim, për të lehtësuar lirimin e të burgosurve apo për t’i dhënë fund luftës, që ai tha se do të jetë e gjatë dhe e vështirë. “Thirrjet për armëpushim, janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Kjo nuk do të ndodhë”.

Netanyahu, i cili po përballet me zemërim në rritje për dështimin e Izraelit për të parandaluar sulmin më të keq të befasishëm ndaj vendit që prej gjysmë shekulli, tha gjithashtu se nuk ka plane të dorëhiqet.

Hamasi dhe grupe të tjera militante mendohet se po mbajnë peng rreth 240 persona, burra, gra dhe fëmijë. Netanyahu përballet me trysni në rritje për të siguruar lirimin e tyre, edhe ndërsa Izraeli po vepron për të neutralizuar Hamasin dhe për t’i dhënë fund pushtetit 16-vjeçar të këtij grupi mbi këtë territor.

Hamasi, që ka liruar katër pengje, ka thënë se do t’i lërë edhe të tjerët të lirë në këmbim të mijëra të burgosurve palestinezëve që mbahen nga Izraeli, ndër ta edhe shumë që u përfshinë në sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve. Izraeli e ka refuzuar ofertën, dhe zoti Netanyahu tha se sulmi tokësor “krijon mundësinë” për t’i nxjerrë pengjet, duke shtuar se Hamasi do t’i lironte vetëm për shkak të trysnisë.

Hamasi qarkulloi një video të shkurtër të hënën ku duket se janë tre të burgosura të tjera. Njëra nga gratë bën një deklaratë të shkurtër, me sa duket e detyruar, duke kritikuar përgjigjen e Izraelit ndaj krizës së pengjeve.

Nuk është e qartë se ku është filmuar videoja e Hamasit.  Amos Aloni, e bija e të cilit, shfaqet në këtë video, u tha gazetarëve se ai dhe bashkëshortja ishin të shokuar kur e panë të shfaqet në televizor, por edhe u ndjenë “të çliruar që është gjallë dhe që e panë”.

Ushtria izraelite nuk jep detaje për operacionet e saj brenda Gazës, përfshirë vendndodhjen dhe numrin e forcave. Izraeli ka shpallur një fazë të re të luftimeve, por nuk deklaroi një ofensivë frontale tokësore, ndërsa dislokoi dhjetëra mijëra forca në kufi.

Operacione të mëvonshme tokësore u filluan drejt veriut dhe lindjes së qytetit Gaza City. Izraeli thotë se shumë forca të Hamasit dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës militante, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në Gaza, ku përpara luftës banonin rreth 650 mijë banorë.

Megjithëse Izraeli i urdhëroi palestinezët të largoheshin nga veriu, ku ndodhet qyteti i Gazës, dhe të lëviznin për në jug, qindra mijëra qëndruan, pjesërisht sepse Izraeli ka bombarduar objektiva edhe në të ashtuquajturat zona të sigurta. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 117 mijë njerëz të zhvendosur që shpresojnë të mbrohen nga sulmet ajrore po qëndrojnë në spitalet në veri të Gazës, së bashku me mijëra pacientë dhe anëtarë të personelit mjekësor.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, thotë se rreth 672 mijë palestinezë janë strehuar në shkollat e saj dhe objektet e tjera në të gjithë Gazën, të cilat kanë arritur në katërfishin e kapacitetit të tyre.

Kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini akuzoi Izraelin për “ndëshkim kolektiv” të palestinezëve dhe për zhvendosjen e tyre me forcë nga Gaza veriore drejt jugut, ku ata ende nuk janë të sigurtë.

Numri i të vdekurve në radhët e palestinezëve arriti në 8,300, kryesisht gra dhe fëmijë, njofti të hënën Ministria e Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste. Shifra është e paprecedentë ndër dekadat e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve. Mbi 1.4 milionë njerëz në Gazë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mbi 1,400 njerëz kanë vdekur në anën izraelite, kryesisht civilë të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit, edhe kjo një shifër e paprecedentë./VOA



4 Comments

  1. Smth do ketë luftë tjetër

    Sapo të shkojë në masën kritike do sulmojnë hezbollah dhe milicitë në irak dhe siri
    Dhe do mbeshteten nga të gjithë ne rajon deri në një ekuilibër te ri
    Një stervitje pranë tajvanit dhe u zhbalancu aitiata në favor të atyre qe amerika i kundershton

    Me bidene kjo amerikë rrezikon të lëshojë ukrainën .

  2. FJALA PADREJTESI SI SISTEM JETE SHEKULLIN E KALUAR DHE KE FILLIM SHEKULLI E KAN LEXUAR MESUAR DHE PRAKTIKUAR GABIM SI PRENDIM thotë:

    TANI DO TE SHIHET QART SE CFAR ESHTE PADREJTESIJA SI RRUG ME KETO KARAKTERE ZHVILLIMI ANTIVLEREN KU TE GJITH SHPIKESET NDJEKESIT HIPOKRITET HESHTESIT DYFTYRESHIT NGA VET THOJI DO TA KUNDERSHTOJNE ,SAPO TE SHIJOJN PAK KOSTOT E SAJ KA TREGUES ZHVILLIMI QE TASHME KAN FILLUAR SI INDIVID DHE SHTETE. PO SA ME SHUM TE RRITET TEMPRATURA E VLIMIT AQ ME SHUM DO KET KUNDERSHTIME DHE LARGIME DERI SA TE MBESIN TE VETEM VETEM ATO QE ISHIN PROJEKTUES AKTOR TE KESAJ PADRESTIJE KETU E NJE SHEKULL ME PAR DUKE JU LLENE HAKUN ME HAK KESHTU KA NDOLLUR PERGJAT HIOSTORIS PO NDOLL DHE DO NDOLLIN PADREJTESIJA NUK TRIUMFON .FUNDI SAJ SEJLL NDESHKIM KAPITAL PER AKTORET E VET NESE NUK NDRYSHOJN DHE LARGOHEN NE KOH LIGJET SI FUNKSIONON ZHVILLIMI KRIJIMIN GJITHCKA E KRIJOJ VETEM I MADHI ZOT DHE NJERZIT SIPAS ZGJELLJES MARRIN RENDIMENTIN NESE MIR DREJT SHPERBLEHEN NESE PADREJTESI NDESHKOHEN SE JEMI NE APO TJETER BREZ QE DO SHOHIN FUNDIN MIZOR APO BREZ TJETER KETE E DIN VETEM I MADHI ZOT

  3. cifutet shkerdhata po u bejne holokost te gjitha kombeve?

    ku jeni o drejtesi prosperitet humanizem e vari karin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *