• |
ide | kryesore

Paketa fiskale, gjobat bëhen proporcionale në bazë të dëmit nga fikse që janë aktualisht

Arkiva, Lajme, Të fundit
Paketa fiskale, gjobat bëhen proporcionale në bazë të dëmit nga fikse që janë aktualisht



Disa penalitete në vlerë fikse që aplikohen ndaj bizneseve do të bëhen proporcionale në bazë të dëmit që krijojnë në buxhet.

Paketa e re fiskale që është depozituar në Kuvend parashikon që të këtë një rregullim të ri të formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, në bazë të të cilit dënimi duhet të jetë në përputhje me efektin që ka prodhuar në buxhetin e shtetit mospagimi në afat i detyrimit tatimor.

Penaliteti do të llogaritet si për të gjitha detyrimet e tjera tatimore të papaguara, në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, për një periudhë jo më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Në të njëjtën linjë vijon parimi i ruajtjes së proporcionalitetit të dënimeve, në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për moslëshimin e faturave e të faturave shoqëruese nga tatimpaguesi.

Kështu, përcaktohet se për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në, përveç masës së gjobës, bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative, nëse shkeljet e përkatëse janë konstatuar për herë të dytë brenda vitit kalendarik, dhe të dy herët në kuadrin e një kontrolli tatimor “verifikim në vend”.

Sipas parashikimit ligjor aktual, zbatimi i nenit 123, ku parashikohen dënimet përkatëse në rastet kur konstatohen diferenca inventariale midis inventarit fizik dhe atij kontabël sjell detyrime joproporcionale me shkeljen e konstatuar, pasi, për një diferencë në vlerë të vogël, vlerësimi 3-mujor mund të prodhojë detyrime tatimore në mënyrë të konsiderueshme joproporcionale me tatimin e shmangur.

Në kuadër të zbatimit të dispozitave të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë parashikohet vendosja e dënimeve përkatëse lidhur me mosdërgimin në kohë të dokumentacionit për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Ky projektligj propozon gjithashtu disa ndryshime në termat e përdorur në ligjin për procedurat tatimore, në mënyrë që terminologjia e përdorur në këtë ligj të jetë në koherencë me terminologjinë e përdorur në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”./Monitor.al



2 Comments

  1. Gjakpiresi KM po mundohet te mbahet me pleshtat e mjeraneve te Shqiperise mqnse BE nuk i jep më fonde! Ngrihuni o njerez para se te vdisni pa fuqi nga ky kriminel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *