• |
ide | kryesore

BBC: Lulzim Basha përdori infrastrukturën ruse për lobimin në SHBA

Arkiva, Kryesore, Lajme


Hetimi i parave me të cilat loboi në SHBA për foton me Donald Trump po e ndjek Lulzim Bashën ende pas 6 vitesh. Ndërsa dosja në Shqipëri është mbyllur dhe debatet politike u devijuan tek çështja McGonigal, BBC ka publikuar një investigim mbi kompanitë guaskë në ishujt Sejshelle, ku del sërish emri i Lulzim Bashës dhe historia e tij me kompaninë Biniatta Trade LP.

Gazetarët e BBC kanë zbuluar se një prej kompanive me bazë në Ishujt Sejshelle, “Alpha Consulting” funksiononte me më shumë se 900 partneritete biznesi në Mbretërinë e Bashkuar, mes të cilëve biznesmenë dhe politikanë të rrethit të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lexo edhe: Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Lexo edhe: Gjithçka duhet të dini për marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës

Një prej këtyre partneriteteve është me Biniata Trade, kompania guaskë e njohur për publikun shqiptar falë përdorimit që i bëri  Lulzim Basha për të paguar lobistin amerikan, Nick Muzin në vitin 2017, në këmbim të një fotoje me Donald Trump dhe disa takimeve dhe intervistave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi i BBC me titull “Kriminelët dhe të sanksionuarit që shfrytëzojnë Mbretërinë e Bashkuar” nis me emrin e Jevgeni Prigozhin, ish-shefi i trupave Wagner, që humbi jetën pasi iu kundërvu Putinit pak kohë më parë. Për t’i shpëtuar sanksioneve të Perëndimit, Prigozhin kishte fshehur jahtin dhe një avion privat përmes një kompanie partnere me “Alpha Consulting”. Njësoj si ai janë qindra të tjerë, persona që kishin një pasuri për të fshehur, për shkak të origjinës kriminale të parave, për shkak të aktivitetit ilegal, apo për shkak të sanksioneve që Perëndimi vendosi ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Mijëra dokumente janë shqyrtuar nga gazetarët e BBC për të analizuar të dhënat e kompanive që shfrytëzuan partneritetin me kompaninë guaskë Alpha Consulting. Sistemi britanik duket se ka të çarat e tij dhe shembujt janë të shumtë.

“Përveçse i shërbente rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, Alpha Consulting ishte një fabrikë sekrete – një nga kompanitë më frytdhënëse në keqpërdorimin e boshllëkut ligjor në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga partneritetet që u krijuan kanë qenë të përfshirë në mashtrime, një prej tyre shiste ese në internet për të interesuarit. Një tjetër është akuzuar për ndërhyrje në një zgjedhje të huaj” shkruan BBC.

Jahti dhe avioni privat i Jevgeni Prigozhin
Jahti dhe avioni privat i Jevgeni Prigozhin

Shkrimi vazhdon me përfitimet e Prigozhin nga partneriteti i kompanisë së tij me Alpha Consulting. Bosi i mercenarëve rusë kishte përdorur ishujt Sejshelle për të shmangur sanksionet, pasi kishte në pronësi një jaht dhe një avion privat. Të dy mjetet ishin në pronësi të një kompanie që ishte regjistruar në emër të vjehrrës së Prigozhinit. Duke qenë në partneritet me Alpha Consulting, autoritetet e kishin të pamundur të zbulonin emrat që fshiheshin pas bashkimit të dy kompanive.

BBC sjell më tej rastin e Leonid Reiman, një mik i ngushtë dhe bashkëpuntor i Vladimir Putinit. Edhe ky shfrytëzoi të njëjtën infrastrukturë për të fshehur paratë e tij të korrupsionit. Në vitin 2006, kur ishte ministër i komunikimit i Rusisë ai u shpall fajtor nga një gjykatë zviceriane për ryshfet. Ndërkohë kishte përfituar nga bashkimi i kompanive me Alpha Consulting për të qarkulluar paratë e tij.

Kompania Alpha Consultin drejtohet nga rusja Victoria Valkovskaya
Në foton më lart është një biznesmene ruse e quajtur Victoria Valkovskaya, drejtuese e kompanisë “Alpha Consulting”. Ajo ndihmoi në krijimin e 927 partneriteteve të kufizuara – një në pesë nga ato të regjistruara në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut që nga viti 2017.

Si provë se sistemi i kontrollit financiar në Mbretërinë e Bashkuar ka dështuar, shkrimi i BBC sjell rastin kur bashkimi me kompaninë Alpha Consulting u përdor edhe nga një politikan pro-rus në Ukrainë për të transportuar naftë, u përdor edhe nga një kompani e pacertifikuar që shiste ilaçe për zemrën, nga një kompani që shiste ese në mënyrë të jashtëligjshme etj.

Sipas raportimit, shqetësimi për autoritetet britanike është se kompanitë offshore po përdoren gjithnjë e më shumë për pastrim parash, mashtrim apo edhe për financimin e terrorizmit.

Këtu vijmë tek rasti i Lulzim Bashës, që së fundmi është emëruar nga Këshilli i Evropës si raportues për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Basha është pyetur nëse ka konflikt interesi me përgjegjësinë që iu ngarkua dhe e ka mohuar këtë. Por gazetarët risjellin historinë e parave me të cilat pagoi lobimin në SHBA. Edhe në rastin e tij, njësoj si në rastet e rusëve të sanksionuar skema është e njëjtë: bashkëpunimi me Alpha Consulting. Më poshtë është e përkthyer ajo pjesë e raportimit që lidhet me Lulzim Bashën në shkrimin e BBC.

Lulzim Basha dhe Donald Trump
Lulzim Basha dhe Donald Trump

“Alpha mund të ketë shkelur ligjin në lidhje me partneritetet skoceze, gjë që kërkon që njerëzit që vërtet i kontrollojnë ato të zbulohen. Në mars 2017, firma e përfshirë, Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lobisti organizoi takime me politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha mundi të realizonte një foto me Presidentin e atëhershëm Donald Trump – e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.

Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Ta bëjme Shqipërinë të Madhe sërisht”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë.

Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit offshore dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili nxirrte pronar përfitues një shtetas rus të quajtur Maxim Trofimets.

Në verën e vitit 2017, kur ligji për partneritetet skoceze ndryshoi, z. Trofimets nuk u deklarua si “personi i kontrollit të rëndësishëm” të Biniatta-s. Një kandidat i Alpha deklaroi në mënyrë të rreme se firma kishte dhënë të gjithë informacionin që duhej. Të nesërmen, i njëjti kandidat i Alpha nënshkroi fshehurazi një marrëveshje të re autorizimi, duke rinovuar kontrollin e z. Trofimets mbi Biniatta.

Pas raportimeve të mediave për një lidhje të mundshme me Rusinë në vitin 2018, pronarja e Alpha-s Victoria Valkovskaya tregoi në një email se si Biniatta mund të fshehë pronësinë e saj.

Pronësia e Biniatta mund të ristrukturohet duke përdorur skemën me pesë këshilltarë të emëruar “për të mos deklaruar një person kontrollues”.

Kjo do të jepte idenë se asnjë person nuk kishte kontroll mbi 25% të kompanisë. Ky është pragu i nevojshëm për të deklaruar një person si kontrollues i shumicës së aksioneve, thotë ligji i Mbretërisë së Bashkuar.

Biniatta ndau aksionet dhe kështu nuk u deklarua asnjë person me kontroll të rëndësishëm.

Në shtator të këtij viti, Këshilli i Evropës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus. Ai tha se nuk kishte konflikt interesi. BBC u përpoq të kontaktonte z. Trofimets dhe z. Basha, por ata nuk u përgjigjën.

Zonja Valkovskaya, drejtoresha menaxhuese e Alpha, mohoi “kategorikisht” që kompania e saj të ishte e përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. “Ne kemi ndjekur gjithmonë ligjin. Përdorimi i të nominuarve nuk është diçka e re apo e paligjshme në industri,” tha ajo.

Alpha Consulting tha se “përfshirja e saj në partneritetet e kufizuara me bazë në Mbretërinë e Bashkuar është e kufizuar në ofrimin e këshillave dhe asistencës për regjistrimin, inkorporimin dhe strukturimin e tyre në përputhje me rregulloret e MB”.

Ajo nuk “angazhohet, ose merr asnjë përgjegjësi për, menaxhimin, funksionimin ose vendimmarrjen e klientëve tanë fundorë ose kompanive që ne i ndihmojmë të formohen”.

Alpha tha gjithashtu se ka kujdesin e duhur dhe procedura kundër pastrimit të parave që janë në përputhje me ligjin. Muajin e kaluar, Seychelles u shtua në listën e zezë të parajsave fiskale të BE-së” e mbyll BBC shkrimin.

Lobisti Nick Muzin dhe LulzimBasha
Lobisti Nick Muzin dhe LulzimBasha

Lulzim Basha i ka mohuar gjithnjë akuzat për financim nga Rusia. Kur është pyetur për origjinën e parave, ai ka thënë se kanë qenë financim i diasporës shqiptare, ndërsa ka mohuar çdo lidhje me Biniatta Trade LP.

650 mijë dollarë u paguan nga Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve të qershorit 2017, kur Basha siguroi një takim të shkurtër dhe fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, kompania lobuese “Stonington Strategies” deklaroni se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD në vitin 2017 dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci, në vlerën e 150 mijë USD.

Për hetimin e Bashës në lidhje me këtë çështje u angazhua edhe ish-shefi i zyrës së FBI në Neë York, Charles Mcgonigal, të cilit iu ofruan materiale dhe dëshmitarë nga zyra e kryeministrit Edi Rama./Lapsi.al


28 Comments

  1. O ju te Lapsit. Jeni si thashethemegjijt e kafeneve. Tha ky tha ai, tha BBC, e cfare se tha BBC?

    zotin Basha e ka amnistuar Keshilli i Europes duke e caktuar ne nje pozite te larte. Kujtoni ju te

    Lapsit se nuk e dinte Keshilli i Europes qe ka ndodhur kjo gje, dhe priti ta zbulonte BBC ?

    sa naive qe jeni. Z. Basha vertete ka bere keto pagesa ashtu sic thote BBC, por z. Basha ka

    amnistuar veten e tij me qendrimin burreror dhe pa ekuivok qe beri ndaj nje nongrate amerikane

    sic eshte Sali Berisha. Edhe 100 milion euro po te kishte paguar Binata Trade per Lulzim Bashen

    nuk jane asgje para sherbimit qe po ben L.Basha per shkaterrimin e opozites destruktive te

    Rithemelimit, sepse z.Basha eshte rreshuar me partnerin tone strategjik ne kete mision fisnik.

    1. As nuk dua ta mbroj e as nuk kam ndonje simpati per lulen e vyshkur.
      Po eshte shume per te qeshur. Se si vin gjerat.
      Sa shkrime ka ber lapsi? Ne mbrojte te lulzimes! Per kete ceshtje. Hahahaah
      Tjetra… Keta qe e peshtyjne sot.
      Dje plot zell te nxirrnin syt po tua shaje lulin. Sot…. Te nxiern syt per dike tjeter.
      Po ka dhe nga ana tjeter. Ata qe e shanin dhe e telendisnin lulin. Sot jan ber mbrojetesit e tij.
      Ky eshte stani jon. Kete bulmet ka.
      Pa karakter e pa pik turpi ta kthejn pllaken si tu vij interesi.

    1. Siç i hedh rama nën rrota ata që nuk i duhen më, po ashtu bën dhe sorros , lulushi e mbaroi misionin, tani është koha të bëjmë si gazetarë, në gakt po të 8shib gazetarë mirëfilli ljo çështje duhej të kish dalë që në 2017 apo deri në 2021 kur ceshtja po mbyllej në ram-prokurorinë e kolë hysenajt dhe ervin karanxhës.
      Tani duhet rujt kredibiliteti formal i bbc për debilet funksionalë si puna jote

    2. D.m.th. nuk paska rendesi cfare ke bere.

      Komisioni Europian eshte si prifti…

      Rrefehesh, te fal mekatet dhe te merr ne gjirin e tij…

      Ndaj djalin e kemi si pellumb, te amnistuar.

    3. Fiksimi Lapsit Lul Basha, jo vetem fiksim por dhe burim financimi nga Zeni&oligarke. Kane harruar cfare kane shkruar per Saliun e piramidave, e 97, vrasesin e 21 Janarit, Gerdecit etj dhe halli me i madh qenka Basha. Cfare monstrash gazetare.

      1. Lule moj Lule.
        Prandaj nuk del ti kundra tyteti.
        Se bashk i keni ber. Ti di gjerat ai. Dhe si ujk i vjeter te vinte ty perpara per te firmosur.
        Dhe ti si pall, me koke ne grop.
        Dil o qyq, nxirri ato qe di. Fol mos i mba perbrenda se do ta hash me keq. Behu pentito sot, se neser prap ujku i vjeter do ta fus. E do flas para teje. Qe te shpetoj koken e tij.

  2. Tym e flakë në Kuvend. Zjarr nga podiumi i partisë. Kercënime e shfryrje dufi nëpër mikrofona…, por qetësi nëpër rrugët e Shqipërisë. Stina vjeshtore e politikës ka hyrë më e gjallë se kurrë. Merita nuk i shkon askujt tjetër përveç…SPAKUT! Papritur hetimi i prokurorisë speciale mbi ish-kryeministrin Berisha

  3. BBC eshte : “The British Broadcasting Corporation “ . Nuk eshte as Top Chanal e as Syri TV .
    Po e nxori BBC nje lajm, le te bejne 100 Karabina , zedhense te Lulushiy , 100 pergenjeshtrime, te 100-at nuk pin uje. Lulushi eshte i lidhur me ruset nepermjet tr ndjerit vjehrit te tij, Xhafes, ish sekretar i byros se partise ne nje repart special.

  4. BBC eshte : “The British Broadcasting Corporation “ . Nuk eshte as Top Chanal e as Syri TV .
    Po e nxori BBC nje lajm, le te bejne 100 Karabina , zedhense te Lulushiy , 100 pergenjeshtrime, te 100-at nuk pin uje. Lulushi eshte i lidhur me ruset nepermjet tr ndjerit vjehrit te tij, Xhafes, ish sekretar i byros se partise ne nje repart special. Cc

    1. Pastaj në fund të 30 minutëshit, dikush i kujton se duhet t’i çojë dhëndrit supë në burg, dhe se ajo vajza e pret të hënën në SPAK. Këtu Berisha harron që e ka përmbysur pushtetin dhe ulërin se do futet në grevë urie.

      Kjo është zgjidhje e mirë, se nuk ka nevojë që familja të çojë supë dhe në burg, dhe në grevë.

  5. O i pa emër 15:44. Tani ka folur BBC dhe nuk janë tv shqiptare që kontrollohen nga Rama. Dhe kjo vlerë të trefishtë, për KshE për, Drejtësinë e Ramës si dhe për Amerikën majtiste që ndaloi hetimin e Lulushit. Britanikët e kanë dhe me amerikanët dhe për arësye të tjera dhe një ndër to është bllokimi që ajo po i bën dhe mos miratimit të ndihmës për Ukrainën.

    1. avash o Gimi avash, se deri dje kur i permendin Bashes financimet me rus, te hidhej Berisha ne gryk e te shqyente per ta mbrojtur. Sot na qeka skandal. Ke te besojn njerezit, Berishen qe mbronte financimet ruse apo Berishen qe thot sot skandal? Dyfytyri e felliqur qe tregon shum se sa karakter ka shefi i dumbabistave.

  6. FOTOT/ Pasi hodhi flakadanin në Kuvend, Salianji shkon të lavdërohet nga Berisha: Bravo, na fshi duart tani.kur doli si fakt ne 2017 salihu e kompani duke te perfshire dhe ty o ceceni Gimi cfare nuk keni bere per ta mbrojtur lulushin yllin ne ngritje te pd,tani per interesa te salihut i lepijni cfare keni thene,jeni per tu lavderuar

  7. Dyfytyrësia: Kur iu përmendje financimet ruse të hidheshin në grykë duke mbrojtur Lulzim Bashën, sot e quajnë skandal

    1. Të hidheshin në fyt o 19:32 sepse akuza erdhi nga Rama dhe e dyta Basha e mohoi në mënyrë kategorike që ishin para të dhuruar nga shqiptaro amerikanët. Por si marifetxhi që ishte dhe kur je kryetar partie të besojnë e këtu nuk asgjë për t’u çuditur. Rama ka pothuaj gjysëm qeverie në burg dhe militantët e tij e besojnë që është i pafajshëm duke marë për të qena deklaratat e tij që kanë ngrënë mollë e dardha pas kurrizit tim!!

      1. As Rama dhe as Berisha nuk jan te pafajshem. E para per pergjegjesin e zgjedhjes se atyre njerezve, se vet i kan zgjedh dhe I kan mbeshtet. E dyta ku ka shqiptar te besoj se ata nuk dinin se ca benin zarat e tyre? As qe behet fjal qe dinin madje per te mos then dhe qe pilotonin.

  8. I thashë dje se Sala ka shpallë revolucionin dhe përballjen dhom për dhom me qeverinë dhe këtë të Gjatin. E di si m’u përgjigj? Në radhë të parë, këtij i kanë ra dhomët,- tha,- pastaj, atij i shkoi gjithë jeta me revolucione, njiherë si revolucionar kamunist, masanej revolucionar antikamunist, ma vonë revolucionar kundë Amerikës e Anglisë, e tash s’voni ene kundër gjermonëve. Sa për këtë revolucionin familjar,- vazhdoi,- ma mirë të shkojë n’shpi e të rrijë rehat se s’bohet revolucion me shpata t’ndryshkme.

  9. Basha paskej qenë i lidhur me Putinin e Prigozhinin ???????????????
    Ndërkaq na del se edhe KE qenka e l lidhur me Putinin e Prigozhinin pasi e kanë ngarkuar Bashën të bëjë projekte për rindëttimin e Ukrainës ??????????????
    Kështu i bie që BBC paska zbuluar se edhe dhjetra prokurorë amerikanë që inicuan hetimin e McKonigal apo gjykatat amerikane që e dënuan ate, paskeshin qenë të lidhur me Prigozhinin.
    McKonigal ndërkaq e ka pranuar fajësinë e tij, por BBC e nxjerr ate të pafajshëm megjithë Ramën e të gjitha fajet i paskej “miku i Prigozhinit, Lulzim Pengu” ?????????
    More pse e kanë telendisur Ramën media si Lapsi se po bën “liderin global” ?
    Lider global nuk paskej qemë Rama po “gjumashi Basha”
    Nuk paskej pasur sipas OSBE 200 milion euro të fshehura në ishujt e “parajsës fiskale” Rama, por i paskej pasur
    “humbameni Basha” të dhuruara nga Prigozhini.
    BBC është një nga mediat më të fuqishme të botës.
    Është e vërtetë kjo.
    Por ama dijmë së në BBC ka punuar edhe Muhamet Veliu i Top Channel.
    A thua shqiptarët mendojnë se Muhameti është një nga gazetarët më të besuar në botë ?
    Le ta zemë se vërtetë “Lul pengu gjumash” paske bërë marëveshje me një nga 900 bizneset britanike të lidhura me rusët.
    Por kur nuk e paska zbuluar këtë fakt tronditës shërbimi i fshehtë britanik, një ndër shërbimet më të fuqishme të botës, si do ta zbulonte “gjumashi” Basha ?

  10. Dorëzohet Fatos Lubonja: Berisha po bën lëvizje të dëshpëruara. Ai është non grata, ndërsa Rama ka me vete ndërkombëtarët

  11. Duke lënë mënjanë politikën botërore.
    Në politikëm shqiptare, kush janë më të interesuarit që ta përlyejnë Bashën me akuza të tilla ?
    Ai e ka cilësuar treshen Rama, Meta, Berisha si “trekëndëshi i Bermudës”, pra si e keqja më e madhe e Shqipërisë.
    Ndonëse të tre këta e kanë sulmuar me tërbim njeri tjetrin e për interesat e tyre edhe janë bashkuar, nuk ja falin kurrë Bashës këtë deklaratë e për këtë janë të gatshëm që të financojnë cilëndo media në botë për ta diskretituar ate.
    Skandalet e përgjimeve të bujëshme me zgjedhjet në Dibër e zgjedhjet e përgjithëshme me Gjush akulloren në Durrës, i publikuan edhe dy media të fuqishme , VOA e SHBA e BILD e Gjermanisë.
    Bildi gjerman “heshti” pas marëveshjeve me Ramën e pak a shumë edhe VOA bëri të njejtën gjë, kur qeveria e SHBA shpalli non grata “armikun” e Sorosit e të Ramës.
    Ndërkaq në Britaninë e Breksitit, aktualisht qeveris partia konservatore që njëlloj si SHBA ka shpallur non grata Berishën e jo Bashën.
    Dihet se BBC ka tendenca të majta politike, e kjo akuzë e saj për Bashën sëbashku me zbulimin se në Britani paskej 900 biznese që bashkëpunojnë me Putinin, është një akuzë e rëndë për qeverinë.
    Dihet se Britania e madhe , është shteti që e ka mbështetur më shumë se të gjithë kauzën e luftës së Ukrainës e që ta akuzosh ate se qenka e lidhur me Prigozhinin e Putinin, është një shaka e pabesueshme.

  12. ehh cna cate trapin, po pikerisht keto gjera jan thene qe ne 2017 e lapsi bente nga 20 artikuj per te mbrojt Bashen

  13. deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta

  14. Basha eshte thjesht mercenar, ndaj nuk ka asgje per tu habitur. Mercenaret paguhen, madje sipas parimit moral “kush me jep te ha, e ham moter e vella”….

    1. Basha mercenar ?
      Mercenar i kujt ?
      Ti dëgjom Berishën që e përsërit me mijra herë akuzën për Bashën se ai është “peng” i Ramës dhe e merr këtë si të vërtetë.
      Në fakt Berisha në mënyrë të tërthortë e ka pranuar se Basha , ndonëse kryetar i PD, ka qenë që në vitin 2013 deri në vitin 2021 peng jo i Ramës po i Berishësi

      E kemi dëgjuar Berishën disa herë të thotë publikisht se e thërrisja në zyrën time Bashën apo edhe krerë të tjerë të PD për tju dhënë “udhëzime”.
      Çfarë përfaqësonte ajo “Zyrë” pasi ai kishte dhënë dorheqjen e parevokueshme nga të gjitha postet drejtuese ?
      Paskej qenë shumë i durueshëm Basha që ka pranuar të shkojë në “zyrën” e ishit e të jepte llogari sikur të ishte çiraku i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *