• |
ide | kryesore

Protesta/ Përjashtohen tre deputetë të PD-së nga parlamenti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Socialistët kanë vendosur të përjashtojnë nga seancat parlamentare për 10 ditë deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës në Kuvend. Shkaku për të cilin është kërkuar përjashtimi i këtyre deputetëve është se “penguan zhvillimin e rregullt te punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve te mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit” thuhet në shkresën që socialistët i dërguan kuvendit.

Më tej në shkresë detajohen veprimet e Ervin Salianjit si ndezja e flakadanit dhe momenti kur ai ka hedhur një karrige në drejtim të gardistit që i mori tymuesen.

Opozita po proteston në parlament dhe në Kryesinë e Kuvendit kundër bllokimit të komisioneve hetimore nga mazhoranca dhe për një përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore.



3 Comments

  1. Po nuk reaguan qytetaret ndaj grabitjes se taksave te tyre ne menyren me arrogante e te babezitur te mundshme, ky vend do zbrazet dhe do ngelen vetem militantet Mavi duke perseritur si papagall Saliu, Saliu…

  2. Stalle derrash qe paguhen nga 4 milionë dhe
    Dhe i tregojnë popullit se kush do haje bakllava e kush buke thatë nga buxheti 2024.
    Do ishte mire ti hanin kokën njeri tjetrit por kjo nuk ndodh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *