• |
ide | kryesore

Rama: Reformën në drejtësi e bëri PS, jo Amerika

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Fier, komentoi edhe akuzat se drejtësia e re është e kapur nga qeveria teksa po fliste për luftën kundër korrupsionit. Kryeministri theksoi se iniciatore e refomës në drejtësi ka qenë Partia Socialiste dhe është mbështetur nga SHBA-të.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit s’dua të shtoj gjëra që i keni dëgjuar me dhjetëra herë. Dua të them pak gjëra. Këtu ka dy, sipas meje, pozicione të dallueshme në mexhelisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri s’ka drejtësi të re por një SKAP që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta. Para disa ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat që kur ishim në opozitë, ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi, dhe e solla emrin e tij këtu sepse ka një zakon të vjetër që mban shënime, më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po vazhdojmë të bëjmë e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013-ës, por shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë.

Ka qenë dokument i propozuar nga PS-në 2008-ën, në 2009-ën nuk arritëm do të marrim fitoren. Dhe pastaj ne kemi shkruar programin për një Rilindje shqiptare, që u bë programi elektoral i 2013-ës dhe e kemi në program, dhe kur e kemi diskutuar atëherë kishte plot se si do ta bëjmë reformën në drejtësi kur s’kemi për të marrë 94 vota që të kemi fuqi. Ne do të marrim ishalla shumicën. U thosha ne do ta vëmë këtu dhe do ta bëjmë, se si do të bëhet nuk e kam filxhanin ta shoh. Por do të bëhet sepse ka ardhur në pikën që nuk mban më kjo punë. Po iu them jo amerikanët por të gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. E para, se nuk është fare puna e tyre. E dyta, askush, besojeni këtë se është një nga arsyet themelore për të qenë krenar për këte familje politike, nëse sot pandëshkueshmëria nuk është më mit, kjo ndodh vetëm sepse ekziston PS e Shqipërisë. Askush tjetër. As ata që ishin, që duan të jenë, askush nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në DNA-në e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca, njëra i ka shkatërruar tjetra i ka ndërtuar. PS mund të ketë bërë gabime të mëdha por nuk ka asnbjë forcë tjetër politike në Shqipërië, s’ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë për një periudhë të caktuar.
Nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi por PS. Gjeti dhe pati për këtë reformën një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. A bëhej dot reforma pa mbështetjen e tyre? Jo, nuk bëhej. Por tjetër tjetër është ta udhëheqëssh reformësh dhe tjetër ta mbështesësh.”, u shpreh kryeministri.

Duke komentuar akuzat se ka kapur drejtësinë, Rama shtoi:

“Pastaj ‘e kam kapur unë drejtësinë’. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë që një qeveri që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë, që të mos i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritë shkurtër që të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha…ose kohën që je ulur në karrigen që të kanë vërë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot por do të mbetet pëer të gjithë sepse është e pakthyeshme.”



9 Comments

  1. Me ashiqare, se te zgjedhurit ne drejtesi jane ishet, simpatizantet, patronazhiste, servilet e politikes.E , si mund te jete e pa varur, e varura drejtesi, kur faktet, provat e veprimi i saj tregon verteesine e zbatimit te ligjit

  2. Jim O’Brien është një nga diplomatët më me përvojë të SHBA që është marrë gjatë me Kosovën dhe Shqipërinë. Para kësaj detyre ai ishte përgjegjës për Departamentin e Sanksioneve në Departament të Shtetit, ose thënë më shqip, të njeriut që shpall listën e personave “non grata”.

    1. No shit !! Jim O’Brien ka dal nga xhepat e Sorosit. Eshte investim Sorosian si Blinkeni dhe Bideja. Ik qiu tani

  3. Po ca mutin do Amerika? Vetem ti o lexhend i ben te gjitha .. edhe reformen, edhe vjedhjet, edhe tallavane, edhe ilacet e psikopatise mos i ler pa pire, se kalon ylberin e te duket vetja madheshtor! Si do ja benin pa ty bythpalaret e Shqiperise he me thuaj o i gjati ine?!

  4. Ato qe Kane vjedh me shume Duke fillu nga ty jeni jashte Burgut SIGURISHT DO TE MBAJNE DHE DY VJET TU JAPESH PARET E SHQIPETAREVE PERENDIMOREVE LAPAQYRSA QE TE MBROJTEN KETO VITE ! SA I KE PREMTUAR BURRIT TE GJYSHES QE TE BERI NDERIN E FUNDIT ME KERCENIM PER VIZAT E KOSOVAREVE? JO .ME KOT ERDHI NJE DITE ME VONESE TEK TY ! MOS. HARRO MURET KANE VESHE DHE SY PO TE SHOHIN TY DHE SKUADREN SUPER HAJDUTE QE MBAN AFER!

  5. Qelbesira Edi Rama shperblen te korruptuarit te huaj. Me gjakun e Shqipetareve 😞 thotë:

    Kane te drejte ta perdorin te korruptuarit perendimore kete hajdut te shqipetareve Duke e pare qe ka ardhur nga poshte urave te Parisit pis dhe qe mbante era shurre. Tani Bilioner pse mos ta shfrytezojne rastin kur ja dine dhe karakterin qe erdhi. Ne Pushtet nga qelbesirat. Qeveris me qelbesira dhe si qelbesire qe eshte. Nuhatet nga hienat qe e shfrytezojne😞 parimi I hienave eshte I thjeshte per to. Themi ndonje fjale te mire per qelbesiren e shqiperise. Dhe ai I shperblen me gjakun e popullit 😞

  6. Po sigurisht PS e bëri me qëllimin e vetëm që t’a shkatërronte plotsisht e të vendoste kontrollin duke larguar me anë të vetingut ata që sipas tyre nuk ishin të tyret. Synimi përfundimtar rikthim në diktaturë që ka emrin e drejtësisë.

  7. Posi more komamndanti loqendar.

    PS-ja ne fakt ka qe ne 1944 qe po e ben Shqiperine. Ti vetem sa po e dhjet me shume.
    Keto rrenat e tua dhe propaganden tende edhe merhumi do ta kishte zili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *