• |
ide | kryesore

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, deputetët e opozitës pengohen nga Garda të hyjnë në godinë

Lajme, Të fundit



Kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Kjo situatë ka shkatuar tensione jashtë ambienteve të Kryesisë. Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.

Ndërkohë, e hëna nis me një agjendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me skenarin e saj duke mos lejuar që mbledhjet të zhvillohen në normalitet.



2 Comments

  1. Dhe ku do shkohet akoma, nga bemat e ketij pushteti kuqaloshesh, a durohen me tutje kur demokracia ka shkare e nuk po e kuptoni,se marrezia e ketij pushteti ka arritur kulmin, cpritet,,,,,,,,vetem qilizem me shatin e popullit, kete njerezit ta kuptojne e veprojne per te arritur ardhmerine, ndryshe, jorgani monist i kamufluar do ju mbuloi per vite si nga ish baballaret e ketyre maskarenjeve qe kane vjedhur pushtetin.

  2. per sa kohe nje klloun ne krye si Rama, e ka bere cirk edhe kuvendin edhe shtetin edhe vendin!

    sot shohim garden qe sle te hyjne ne kuvend deputetet e opozites! ne kundershtim me cdo ligj dhe germe te kushtetutes

    cirk i shpif!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *