• |
ide | kryesore

Hungaria: BE nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën

Arkiva, Planet, Të fundit
Hungaria: BE nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën



Hungaria beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe në vend të kësaj duhet t’i ofrojë asaj një lloj “partneriteti të privilegjuar”.

Qëndrimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij.

Deklarata e tij vjen pasi ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, tha se Kievi nuk ishte ende i përshtatshëm për anëtarësim dhe mund të sjellë konfliktin në bllok.

Vendet e Bashkimit Evropian do të vendosin muajin e ardhshëm nëse do të pranojnë një rekomandim nga Komisioni i BE-së që ta ftojë Kievin për bisedime pasi të përmbushë kushtet. Ai kërkon mbështetjen nga të 27 shtetet anëtare.

Ministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian beson se vendi do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë ndaj ofertës së saj, raporton Sky News.

“Çdo vend që merr një vendim të ndërgjegjshëm politik, para së gjithash, për të bllokuar vendimin në lidhje me Ukrainën, do të gjejë një arsye për ta bërë këtë”, tha Olha Stefanishyna.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *