• |
ide | kryesore

Neymar i dëmtuar rëndë, Al-Hilal pezullon kontratën e tij deri në rikthim: 150 milionë euro në ‘ngrirje’

-Instant, Sport
Al-Hilal



Kjo është periudha më e vështirë në jetën e Neymar. Pas dëmtimit të rëndë, pësuar me fanellën e Brazilit, e tentativës për rrëmbim të partneres dhe vajzës së tij, sulmuesi duhet të përballet me pezullimin e kontratës nga Al-Hilal. Klubi saudit ka vendosur të pezullonte përkohësisht kontratën e ish-lojtarit të Barcelonës në funksion të rikthimit të tij. Në këtë mënyrë klubi do të lironte një vend për të huajt, duke lejuar skuadrën të forcohej në janar.

Masa do të hyjë në fuqi duke filluar nga dimri i ardhshëm, ndërkohë Neymar do të lihet jashtë skuadrës së drejtuar nga Jorge Jesus. Tekniku e ka marrë vendimin në marrëveshje me klubin, siç komunikohet nga media saudite Arriyadiyah.

Lexo më tej: Sheikët e paguan 150 milionë euro, Neymar mbyll sezonin që në tetor: rezonanca nxjerr këputje të meniskut

Duke konsideruar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe të dy meniskët e gjurit të majtë, sulmuesi pritet të mungojë për gjithë sezonin. Me Neymar që duhet të jetë gati për fundin e vitit 2024, Al-Hilal ka mbetur me një lojtar më pak dhe i detyruar të ndërhyjnë në merkato. Në shënjestër të skuadrës së Saudi Pro League është një anësor i majtë që do të zinte vendin e tij në ekipin e parë, të paktën deri në rikthimin e O’Ney në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *