• |
ide | kryesore

Sheikët e paguan 150 milionë euro, Neymar mbyll sezonin që në tetor: rezonanca nxjerr këputje të meniskut

-Instant, Sport, Video
Neymar



Dëmtim jashtëzakonisht i rëndë për yllin e futbollit brazilian Neymar. Fillimisht lotët që e shoqëruan në daljen nga fusha në ndeshjen e Brazilit kundër Uruguait. E tani rezultatet e analizave: këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut të gjurit të majtë. Ka qenë vetë futbollisti, nëpërmjet faqes së tij zyrtare, që ka treguar diagnozën. “Neymar do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në një datë që do të caktohet, për të korrigjuar dëmtimet. Kombëtarja braziliane dhe reparti mjekësor i Al-Hilal janë në kontakt të vazhdueshëm, për rikuperimin e atletit”.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi. E di që jam i fortë, por këtë herë do të më duhen edhe më shumë miqtë e mi – ka shkruar Neymar në një postim në Instagram –. Nuk është e lehtë të përballesh me dëmtime dhe operacione. Imagjino të rijetosh gjithçka pas 4 muajsh rikuperim. Kam besim, shumë. Por e kam vënë forcën në duart e Zotit që ai të ripërtërijë timen. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe afeksionit”.

Lexo më tej: Neymar del me barrelë, në lot nga dhimbja: Brazili humbet edhe ndeshjen në Uruguaj

Deklarata e klubit të tij është edhe në rrjetet sociale. Sulmuesi i klubit saudit Al-Hilal u dëmtua gjatë ndeshjes së humbur të Brazilit kundër Uruguait (2-0) të martën në Montevideo, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Për Neymar sezoni në thelb ka përfunduar. Një katastrofë edhe financiarisht për Al-Hilal, që paguan brazilianin 150 milionë euro në vit, por Neymar ka luajtur vetëm një muaj për ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *