• |
ide | kryesore

Forcat izraelite futen në spitalin kryesor të Gazës, ministri i Shëndetësisë: Krim kundër njerëzimit

Lajme, Të fundit



Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa. Në një deklaratë, forcat izraelite thonë se po kryejnë një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe domosdoshmërinë operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa. IDF po kryen një operacion tokësor në Gaza për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet tanë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Ndërkohë ministri palestinez i Shëndetësisë akuzon Izraelin për “krime kundër njerëzimit” në spitalin Al-Shifa. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, al-Kaila tha se forcat izraelite janë “përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në al-Shifa”. Me sulmin, forcat izraelite “po kryejnë një krim të ri kundër njerëzimit, personelit mjekësor dhe pacientëve”, tha ministri palestinez i shëndetësisë.



5 Comments

  1. Ku është e keqja se hyri në spital?? Apo që ushtria izraelite e furnizoi me karburant për gjeneratorin për korrent. E nëse Hamas siç dheu vërtetua që spitalet i përdor për bazat e tyre çfarë duhet të bëjë Izraeli. Po krimet e Hamas që nisi konfliktin duke lëshuar 10 mijë raketa çfarë është??

    1. kush e vertetoi qe spitali po perdoresh si mburoje nga hamasi? Netanjahu? Blinken? Apo ishte ti vete ne prezence. Hapni syte se po flasim per femije, gra, te moshuar qe asnje ligj nderkombetar nuk te lejon ti prekesh me perjashtim te shtetit izraelit qe nuk do tja dije per.
      Tmerr i madh te justifikosh vrasjen e femijeve, sulmet ndaj spitale, ambulancave, shkollave etj, tmerr qe nuk ja vlen te japesh pergjigje pasi ose nuk shikon fare ose ke probleme serioziteti.

  2. O Gimi o idiot
    Je dhe demokrat leshi ti
    Po si hyka ushtria që sulmojnë spitale
    Ska bombardu as hitleri spitale
    Jo ti shkosh drejt
    Me falni për injorancën palestina ka ushtri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *