• |
ide | kryesore

Programi Botëror i Ushqimit: Uria do jetë e pashmangshme në Gazën veriore nëse nuk rriten ndihmat

Lajme, Planet



Uria është e pashmangshme në Gazën veriore nëse ndihmat që hyjnë në enklavë nuk rriten në mënyrë eksponenciale, tha të hënën Drejtoresha Ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) Cindy McCain.

“Tani për tani, WFP është jashtëzakonisht e shqetësuar për kushtet humanitare në të gjithë Gazën, veçanërisht në veri, i cili është drejt një katastrofe humanitare,” tha McCain në një konferencë shtypi në Romë për nisjen e iniciativës “Ushqim për Gazën”. Ndihma e dorëzuar nga ajri nuk do të përputhet kurrë me vëllimin që është i nevojshëm, theksoi McCain.

“Aksesi rrugor dhe përdorimi i porteve dhe kalimeve ekzistuese është e vetmja mënyrë për të dërguar ndihma në Gaza në shkallën që kërkohet tani”, tha McCain, duke shtuar se 300 kamionë ushqime nevojiten për të hyrë çdo ditë.

McCain tha se WFP u “detyrua” të ndalojë përkohësisht dërgesat e ndihmave në veri më 20 shkurt për shkak të shqetësimeve të sigurisë por shtoi se nuk po lënë gur pa lëvizur për të dërguar ndihmat e nevojshme.



1 Comment

  1. DMTH DO TA PUSHTOJE IXRAELI TERE TERITONIN

    MOTRAT DHE FISIN HIPOKRITEVE QE MBROJNE GJENOCIDIN CIFUT

    HOLOKAUSTI I BERE NGA CIFUTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *