• |
ide | kryesore

Reshje të dendura shiu në disa zona në Francë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Lajme, Të fundit



Disa zona në Francë janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullimin e automjetve. Sipas mediave të huaja, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këto zona, ndërsa bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe.

Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.

Shërbimi kombëtar i motit Météo France tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë, pasi gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore, mund të ketë përkeqësim të kushteve të motit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *