• |
ide | kryesore

Hetimet e SPAK/ Porosia e re e Edi Ramës për Altin Dumanin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Rreth dy vite më parë, me një arrogancë gati kërcenuese, kryeministri Edi Rama e orientoi SPAK-un të godiste kundërshtarët e tij politikë. Ankesat sipas Ramës, në fjalën që mbajti në Kongresin e Partisë Socialiste në Prill të vitit 2022 ishte se “sharra e SPAK po ha vetëm nga ne”. Me këtë logjikë, hetimet duhet të kishin balancë politike, pasi në anën tjetër të opozitës nuk kishte probleme, edhe pse SHBA e kishte shpallur Berishën non grata për korrupsion.

“Më thonë “Pse po ha nga ju, do me thënë nga ne, sharra e SPAK-ut. Këtu nuk di çtë them për sharrën e tyre, po di ç’të them për sharrën tonë. Sepse ne nuk e kemi kapur drejtësinë e as nuk kam bërë shaka kur thashë duam një drejtësi të drejtë në këtë vend” shprehej kryeministri.

Akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo. (…) Nuk dënohet kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi të pakryer” tha Rama në Kongresin e PS në Prill të vitit 2022.

Kur Rama bënte këtë deklaratë, peshorja e kokave të prera rëndonte vërtetë nga Partia Socialiste. Ish-ministri Saimir Tahiri ishte ende në burg. Ishte arrestuar ish-ministri Lefter Koka. Ishte arrestuar edhe deputeti Alqi Bllako. Ndërsa për Arben Ahmetajn dhe Vangjush Dakon përflitej se arrestimi i tyre ishte çështje kohe.

Prandaj një muaj më pas e përsëriti kërkesën në Asamblenë e Partisë Socialiste. SPAK, tha Rama po përdorte vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku.

“Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po” shprehej kryeministri në Maj të vitit 2022.

Sot kryeministri nuk flet me të njëjtën gjuhë. I ka harruar metaforat me sharra dhe me grepa që kapin vetëm një lloj peshku. Në intervistën që dha në emisionin Repolitix iu drejtua SPAK-ut me një mesazh tjetër.

Porosia për kreun e SPAK, Altin Dumanin, që sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte se ai nuk duhej të ndjehej i pakontrolluar nga askush dhe të mos merrte përsipër misionin e pastrimit të politikës shqiptare, por të kishte qëllim thjesht: Të bënte drejtësi.

“Jo se hajde pastroni politikën, por hajde bëni drejtësi. Kush të jetë. Unë nuk hyj të ato që thonë të gjithë politkanët janë njësoj, të gjithë janë hajdutë, të gjithë janë kriminelë, se kjo është e pavërtetë, e pavërtetë. Prandaj qëllimi dhe misioni është të bëhet drejtëi, nuk ka rëndësi “kush” “si” “ktej” “andej”, “sa”. Nuk ka rëndësi, të bëhet drejtësi. Të bëhet drejtësi. Jo të bëhen balanca politike, jo të bëjnë politikë se shiko të kapim një këtej, një andej. Ti je aty për të qenë agnostik, raporti i secilit me ligjin.
Po të them s’ka rëndësi se janë në dyert e SPAK-ut edhe të majtë edhe të djathtë. Dhe mos bihet as në atë ndjesinë e pushtetit të pakontrolluar se këtu tani jemi ne. Se kjo do ishte një padrejtësi akoma më e madhe, pra jo një pushtet me vetëdije që ne nuk ka kontrollon askush.” u shpreh kryeministri. VIDEO KETU

Përse ka ndryshuar gjuha e tij? Përse nuk po kërkon Rama të ketë një peshore politike, me të cilën i bënte dje llogaritë e drejtësisë?

Për të kuptuar këtë duhet kujtuar se në javët e fundit peshorja po rëndon në anën e opozitës. Me masën e sigurisë për Berishën dhe thirrjen në SPAK të Ilir Metës, SPAK ka prekur liderët e opozitës.

Nuk janë goditur ish-ministra apo ish-deputetë, siç ka ndodhur në anën e mazhorancës, por janë prekur ata që deri dje i emëronin ministrat dhe deputetët.

Mjafton të kuptohet fakti që me këtë panoramë politike që kemi sot, në zgjedhjet e 2025, opozita do të hyjë me dy liderët e saj të hetuar nga SPAK. Ndërsa në anën tjetër, Edi Rama lideri i socialistëve, që ka 10 vjet në pushtet nuk ka asnjë gjemb në këmbë.

Prandaj dhe ai nuk po përdor të njëjtën gjuhë. Sepse nëse do të përdorej e njëjta logjikë me të cilën foli nga Kongresi i Partisë Socialiste, atëherë është radha e tij për t’u paraqitur në dyert e Prokurorisë Speciale./Lapsi.al



36 Comments

  1. skapiii dhe gjkokoko jane vegla te rames , eshte e kote te shpresohet se do hetohet noi her rama !

    rama ka vetem zgjidhje politike, te rrezohet nga pushteti!

    ose zgjidhje alla avni rustemi

    1. Ramës po i dridhem leqet nga Berisha. Ja ka fut lepurin e madh në bark dhe nuk i del. Tata Berishë do e hajë Ramën,. Të shohim se ku e han.

      1. boj i xhiro nga lezha se do knaqesh me hajdar afrikanë, mos u lodh se rama në pushtet eshte sakohe do kete lezha plot si ti për partinë

    2. Kur opozita ka vdekur, Rama hedh valle.
      Dhe e keqja është se nuk duket dritë më fund të tunelit.

      Të zestë shqiptarë.

      Duhet ta durojnë Ramën të paktën edhe 10 vjet.

      Në fakt edhe 9 vjet e gjysëm.

    3. SPAK jemi me ju. Mose hani presone nga disa shqip foles anti Shqiptar. Bjeruni siç keni bër deri tani, djathtaze e Majtazë. Se pse Edi Rama Sali Berisha dhe ilir Meta janë njësoj bashke me njerzit e tyrë për sa i perket korrupsjoni. Po Saliu ndryshonë nga Rama dhe Meta, se pse Saliu ështe edhe vrase dhe Ka një familje tërën të inplikumë në hajdutrie dhe në vrase, që ka bër Shkelzen Berisha. 🇦🇱🇦🇱🇪🇺🇪🇺🇺🇲🇺🇲.

  2. Rama paska dal neper tv e lajme duke bere aksion mediatik per shkak se opozita po i krijon veshtiresi. nuk i paska mire punet ramuti

    1. U ben 10 vjet qe nuk i ka punet fare mire.
      Po si duken bathet. Edhe 10 vjet te tjera. Keshtu do ti ket punet, bloz fare.

      1. Populli e ha dhe ky popull meriton edhe me keq se rama

        Rama se ka të keqen nga populli kurvë dhe liridashës por nga opozita që po bën opozitë

        Ish msu ramuti me lulushin dhe kerperatat qe i kish në xhep.

        Nejse boj i xhiro nga lezha se do knaqesh me hajdar afrikanë, mos u lodh se rama në pushtet eshte sakohe do kete lezha plot si ti për partinë

      2. Mirë ti bëhet.
        Jo po e dinte ashtu Ramuti.

        Aty të ngordhi edhe 10 vjet të tjerë, në krye të qeverisë.

        Që ta zenë mirë hakat e popullit.

        Hë qen a qen aa ..

  3. YMER KELLIRA KUR MASTURBON NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRRYK CYPIT DHE KAR BOLES BOLINO thotë:

    EDI RAMA E TALL KEQ KOL SALLAKSI I CILI PUBLIKOJE VIDEON DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE

  4. Ka indicie të forta se ai është futur në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm.

        1. Rrofsh për oferten po ste ndihmoj dot , smë pelqen bytha, , vetem dhipi më knoq rakun

          Mos u deshpero, se do gjesh afrikanë plot me kar të madh dhe me gunga

  5. Si po vete kjo pune.
    Rama do vej ne burg, kur berisha te dal nga burgu.
    Deri ne 2029 e sigurt qe do jet ne kryeminister. Deri ateher nukne ngacmon njeri.
    Pastaj mbas nja 2 – 3 viteve do i hapin ndonje ceshtje.
    Keshtu qe i bie per nja 10 vjet.
    Edhe sala del me i fort nga burgu. Me i pjekur. Dhe me ide te reja.
    I rehabilituar dhe pa damk.
    Keshtu qe ne zgjedhjet e 2033 saliu nga burgu direkt kryeminister.

    1. Berisha tenton ose me qeverinë apo me ambasadën e SHBA që t’i japë një gjë, të shkëmbejë një gjë me të. Mendoj se Berisha deri tani ka shkëmbyer dhëndrin, por duke shkëmbyer dhëndrin me të drejtën, gaboi sepse u gjet vetë brenda qarkut.

      1. hahahha, Berisha i ka dhene dhenderrin qeverise apo ambasades :)))) . Kjo eshte patjeter, me kishte shkuar ne mendje dhe mua:)

        Ju e kujtoni Berishen se eshte Paulin Rama apo si ?

  6. O shoku karo-minister mesa duken punet ty as te ka hyre deh as do te hyje gjemb ne kembe.
    Ty mesa duket do te fusin BOLLEN nga poshte deri tek goja.
    Me vjen keq sot per ty se nuk ka dale jarge pallkaris te thote nja di pallvra te mira per ty.
    o jargggeeeeeeeeeeeee ku je a te qivja udhen, dil e thuaj disa pallavra te mira per kete koqeministrin
    Mos me thuaj qe e ke tradhetonjur koqe-karoministrin

  7. keta te lapsit nga njera ane e veshin ramen me lloj lloj pushteti te dukshem dhe te padukshem nga ana tjeter shkruajn kunder tij si tja doje kari pa patur frike fare nga ai. Kur te vinte maloku te digjte zyrat kishte lezet dhe demokraci me bollek.

    1. kur te vjen spaku dh te thote denohesh per patronazhistet sa u desh gjykata e strasburgut te nderhynte

      apo kur te vjen ikmt dhe ta hedh hotelin pa u shpreh gjykata

      kur 90% e mdeiave paguhen me inceneratoret

      ku 90% e mediave kontrollohen nga rama

      Lexova artikujt e koha jone ne 1996 dhe 1997, dhe i krahasova me realitetin ! teknologjia sot ka nje te mire qe te del nje portal dhe ta hedh mashtrimin ne fytyre

      prandaj rama donte me bo ligjin qe ti kishte nen kontroll ligjor se i kan shpetu 2 3 media online , te cilat nuk i kontrollon dot

  8. Lapsi,
    Nga nje ane thoni qe “Skapi’ esht i kap nga Rama, e nga ana tjeter qe Rama po i jep porosi (ose po e kercenon) “Skapi”n nga televizori.

    Tani, duhet me zgjedh o njeren o tjetren, se te dyja nuk mund te jene te verteta ! Nqs e ka kap, nuk ka nevoje te dale ne televizor, as per t’a porosit dhe as per ta kercenu…

    Me ket “logjike” opozitarizmi te forte po e rrezoni kaq mire Ramen

  9. ky tregues se ka ekzistuar një e tillë edhe për Sali Berishës.

    Disa të dhena sugjerojnë se personi kyç që mund të ketë patur lidhje me dosjen e tij ka qene ish-Sekretari i Partisë për Tiranën, Xhelil Gjoni.

    Ai është në fakt i vetmi ish-zyrtar i lartë i komunizimit që nuk uprek pas viteve ’90.

  10. Berisha ka zgjedhur një rrugë politike. Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK. Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë antikushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.

    1. Ate po kerkon dhe ai. Hiqjani imunitetin ne parlament, dhe direkt me vrap ne SKAP, sic thote kushtetuta. Pse nuk duan tja heqin imunitetin?????? Kesaj pyetje pse nuk i japin pergjigje???

      1. Ore koqe,
        Prokuroria e gjykata mendojne qe per momentin nuk kane nevoje te kerkojne heqjen e imunitetit sepse nuk po e arrestojne. Kur te duan ta arrestojne, atehere do ta kerkojne!

        Saliu thjesht do te beje zhurme !

  11. Altin Goxhaj akuzon Sali Berishën se shiti kauzën për kundërshtimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë për një telefonatë me të besuarin e Kryeministres Xhorxhia Meloni.

    Goxhaj shkruan se PD-ja ka shitur Shqipërinë për hallet e veta pas telefonatës së Berishës me zv.kryeministrin e Forca Italia.O kari cecen i salihut nuk ka imunitet deputeti,kuvendit i kerkohet leje kur prokuroria kerkon ta arrestoje ose arrest shtepie,per detyrim paraqitje nuk kerkohet leje nga kuvendi.me shume lexo vete dhe mos prit nga te tjeret,sepse ngel nje kar cecen

  12. “Bëra kallëzim në SPAK për aferën e kompleksit “Partizani”. Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkrauante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi.

  13. Edh3 un3 dua te di se si dhe pse u vrane ata qytetare me 21 Janar 2011. Kush dhe per cilen arsye e organizoi protesten e dhunshme ne ate pike sa t’i behej grusht shtetit? Per cilen arsye ishte e domosdoshme dhuna? Cili ishte roli i gardisteve ne mbrojtjen e institucioneve? Se tani, ç’donin ata: koken e KM te shtetit ne bajonete e ta shetisnin ne bulevard ??
    Ketu Drejtesia e Shtetit Shqiptar duhet te flase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *