• |
ide | kryesore

Akuzohet për krime lufte, vihet në pranga shtetasi serb në Kosovë

Lajme, Të fundit
Kosovë, Policia



Policia e Kosovës ka arrestuar një  serb nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale S.N, 59 vjeç, i cili u ndalua sot në Jarinjë ‘pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Policia tha se i dyshuari pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit të tij mbrojtës. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës. Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *