• |
ide | kryesore

Detajet nga dosja/ Beqaj akuzohet se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish zv.ministrit Klodian Rjepaj.

Po ashtu ai nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Gjykata theksoi në vendim se personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Hetuesit dyshojnë se zoti Beqaj ka toleruar vlerësimet e komisionit për kostot e materialeve, të cilat më vonë kanë rezultuar të fryra.

Në një reagim në rrjetin Facebook, Beqaj tha se nuk do ta ankimonte këtë vendim të gjykatës dhe ishte i gatshëm dhe i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështjeje plotësisht.

Ai theksoi se në fund të këtij procesi, besonte që emri i tij do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar, duke shtuar se sterilizimi ishte një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme për shëndetin publik.

Pas vendimit të sotëm të GJKKO-së, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).



8 Comments

  1. HaHaHa. Dmth edhe Beqes ja paskan ngrene dardhat pas shpine. Po ka budalla qe e beson kete? Pastaj mire ne fillim, po kur opozita e shoqeria i denonconte sterilizimin dhe check up-in, keta dymetroshat perse vazhdonin i mbronin? Perse nuk u distancuan qe ne fillim e te tregonin se dardhat i kishin ngrene te tjeret? Po ashtu edhe luleshtrydhja e manastirit me vone. Edhe sikur te jete keshtu, keta dalin plotesisht te paafte per te qeverisur. Se kur nuk ruajne dot dardhat e veta, mendo pastaj per ato tonat

    1. Rames edhe rrushin ja hane e ngelet pa te e nuk merr vesh gje.
      Vec ecen para si gollak i zgjebosur dhe krenar per arritjet.

  2. T’a parandalonte atë që vetë gatonte!!! Pra dhe ky nuk dinte gjë si dhe kumandari i tij!! Dhe këta të Aspakut tanimë ja kanë marrë dorën. Të gjithë janë viktima të mashtrimit nga ata që janë poshtë tyre. Dhe e besojnë si të vërtetë boll t’a dëgjojnë nga goja e tyre. Dhe thonë se janë ekspertë e profesionistë. Hahaha. Janë veçse vegla në duart e Ramës dhe rilindasve të tij!!

  3. Dosja e sterilizimit, rekord botëror grabitjeje ku për të zier një palë vegla kirurgjie zhvatet me një çmim gjashtë- shtatë herë më shtrenjt se në UK e Gjermani, ka degraduar në një farsë qesharake dhe të turpshme.
    Sipas këtyre që po lexojmë vjedhjen e paska bërë dyshja Rrapaj-Rrjepaj dhe Beqja i shkretë na paska qenë sylesh e ja kanë hedhur këta të dy!
    Kur nuk ka shqiptar që nuk e di se fshatari emigrant Rrapsi është thjesht një prestanome, shoku i tij i shkollës Rrjepsi është ndërmjetës sekseri dhe pronarët e vërtetë të aferës janë shokët basketbollistë Ramsi-Beqsi.
    Do të mjaftonte të ndiqej paraja, të hetohej çfarë është bërë me paratë që ka marrë Sani (janë mbi 100 miliardë lekë deri tani), si jane shpenzuar, si kanë kaluar fitimet nga Sani dhe prestanomja tek pronarët vërtetë dhe gjithçka do dilte në dritë.

  4. Nje prokuror qe heren e pare nuk ngre fare akuze dhe pastaj vendos akuzen qesharake “shperdorim detyre„ pa bere fare hetim te thelluar financiar per aferen dhe autorin e nje skandali kaq monstruoz siç eshte PPP e sterilizimit, ai prokuror eshte per vete ne shperdorim detyre.
    Ata qe kane bere padine ne SPAK per sterilizimin eshte mire ta padisin kete prokuror per shperdorim detyre dhe te kerkojne nga organet disiplinore dhe Keshilli i Prokurorise shkarkimin e tij.
    Te amnistosh nje krim pasi gjoja e ke hetuar eshte me keq se ç’bente Adriatik Llalla. Ai te pakten nuk hetonte fare dhe njerezit e dinin qe ishte bisht i qeverise. Ky i dosjes se sterilizimit eshte forma e bastarduar e Adriatik Llalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *