• |
ide | kryesore

Martesa e Kanye West dhe Bianca Censori në krizë?

Paparazzi, Slider



Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, thuhet se po “bëjnë një pushim” pas ndërhyrjes së supozuar të miqve të saj.

Çifti – i cili u martua në dhjetor 2022 – ka kaluar kohë të ndarë që nga mesi i tetorit, sipas US Sun. “Familja e saj nuk ka qenë kurrë një fanse e Ye, dhe personat e afërt me të kanë pyetur nëse martesa me reperin ishte vendimi i duhur”, tha një burim për gazetën të premten.

“Ai është një person shumë i vështirë për të qenë pranë dhe për të punuar, dhe Bianca ka qenë një nga njerëzit më të durueshëm që ka pasur ndonjëherë. Ajo ka qenë e gjitha për Ye.

Në fillim të këtij muaji, themeluesi i Yeezy udhëtoi në Lindjen e Mesme, ndërsa Censori – e cila punon si arkitekte për kompaninë e modës – vizitoi dy shokë të vjetër në Australi.

“Miqtë e saj i thanë se ajo duhet të largohej nga West,” tha një burim për Daily Mail në fillim të kësaj jave, duke vazhduar duke thënë se të dashurit e Censorit më në fund “ishin në gjendje të ndikonin tek ajo.”

“Ajo eështë koshiente për situatën në të cilën ndodhet  dhe për mënyrat kontrolluese të Kanye”, vijoi burimi.   Në fakt, Censori supozohet se “zgjodhi të shkonte në shtëpi pasi iu bë e qartë” se West nuk do ta përfshinte atë në udhëtimin e tij të fundit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *