• |
ide | kryesore

Koncesioni i sterilizimit/ Sot seanca për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Lajme, Të fundit
sterilizimit, Beqaj



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë këtë të hënë seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK lidhur me hetimet që janë kryer për koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

Seanca për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë është vendosur në orën 12:00. Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.

Për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata jane nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Lidhur me këtë dosje, në gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësinë e gjashtë personave të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.



3 Comments

  1. A thua vertet Beqaj i ka bere keto prapesira ne koke te vet si Mehmeti dhe Ai “ma nalt”

    nuk ka ditur gje ? Si shume te “pabese ” po i dalin atij “ma nalt”. Gjynah s ‘ i nuk i doli nje

    shok prej se verteti e ti jape edhe atij ndonje dardhe, molle, mandarine, portokall, ftua, qershi

    limon, kajsi, fiq, shege, hurma, pjeshka, lajthi, arra, geshtenja etj por e zhduken krejt pemtoren

    pra[a kraheve te tij. Cudi se si makina rrangalle e pushtetit te atij “ma nalt” nuk e ka nje

    pasqyre te shikoje c’behet prapa saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *