• |
ide | kryesore

Rama: Të përshpejtohen procedurat për ngritjen e bazës detare të NATO-s në Porto Romano

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën që po mbahet pas takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s të Evropës Juglindore, kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano. Ai theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura.”, tha Rama.



3 Comments

  1. Ou? paska kerkuar doçja te pershpejtohen punet per ndertimin e bazes se NATO- S, qe per doçen hajdute ne 2011 ishte Nata pet qenin
    hiper hajdut e tradhtar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *