• |
ide | kryesore

Ahmetaj reagon nga arratia/ Nxjerr raportin e një firme ligjore ndërkombëtare

Lajme, Të fundit



Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar përsëri nga arratia. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Ahmetaj i cilëson hetimet e SPAK si persekutim politik.

REAGIMI I AHMETAJT
Të nderuar Qytetarë,
Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysmë, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.
Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.
Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.
Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm.
Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…

 



9 Comments

  1. Hahaha raport i nje firme amerikane. Edhe ekspertizen e vrasjen se Trebickes “ne mal per gjueti ” e beri nje ekspert amerikan. Ahmetaj ka vjedhur aq shume sa blen edhe Presidentin e amerikes jo me nje studio qe ne rastin me te mire do te thote qe konkluzioni jone ishte per aq material sa kishim jo sa ka SPAK.

  2. Cfar legeni paska qen ky pinxho. Po ik o dreq perballu me pak burri haaa edhe Alda e tubit doli me burrnesh

    1. Kujt i thua ti o moterqir “te nderuar qytetare”?! Shemtirfshatararixhibythezi me dildo floriri ! Shoku evgjitit.
      Moterqirajt patronazhiste kane fjalen.

  3. Arrixhiu rilindjes kujton se na ben per budalla. Te qifsha fisin o shimpaze qe e ke vjedh kete vend dhe tani na hiqesh i persekutuar politik

    1. Do bëjë lojën e tij. Ma futi Rama dhe unë do ja fus atij dhe Aspakut. Ai ndoshta ka vjedh por jo nga djegsit. Ka vënë firmën pasi ka firmosur kumandari që don t’ja rasë atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *