• |
ide | kryesore

Ilary Blasi rrëfen ndarjen nga Franceso Totti në dokumentarin e ri

Paparazzi, Slider



“U martova me Francesco Totti-n për dashuri, jo për para dhe këtë e kam treguar gjithmonë”, ka deklaruar Ilary Blasi në dokumentarin e ri.

Nëse klipi i shkurtër ofronte një pamje të parë të prodhimit të Netflix , traileri zyrtar zbuloi më shumë elementë të “Unica”. Martesa me Francesco Tottin dhe televizioni do të jenë ndër temat e trajtuara nga Blasi në praninë e motrave dhe nënës së saj.

Nga historia e dashurisë e deri tek ndarja që dominoi mediat për shumë muaj, prezantuesja rikujton fundin e martesës së tyre: “Në fund të janarit dolëm për të darkuar dhe në një moment, vura re se bashkëshorti im ishte një tjetër. Dhe që nga ai çast, ndodhi një fatkeqësi”, shprehet ajo.

Unica do të publikohet në Netflix( edhe në Sky Glass, Sky Q dhe përmes aplikacionit Now Smart Stick)  të premten më 24 nëntor.

Kjo është përmbledhja zyrtare e dokumentarit: “Historia me zemër të hapur e një protagonisteje të madhe të televizionit italian: Ilary Blasi. Nga hapat e parë në botën e argëtimit, tek dashuria e madhe deri në ndarje, Ilary tregon historinë e saj.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *