• |
ide | kryesore

Vandalizohet shtëpia e Villas Boas, bëhet për spital kujdestari: “Aktet e intimidimit vazhdojnë”

-Instant, Sport
Villas Boas



“Policia e hospital”. Faqja e parë, ajo e gazetës sportive portugeze A Bola, i është kushtuar tërësisht sulmit të pësuar nga André Villas-Boas, ish-trajneri i Portos dhe ndër kandidatët për president të Dragoes. Shtëpia e trajnerit portugez, i cili gjithashtu ka eksperiencë në Itali me Inter si ndihmës i Josè Mourinho nga viti 2008 deri në 2009, u vandalizua për herë të dytë në harkun e një muaji. Kujdestari i shtëpisë, në të cilën jeton Special Two, një 64-vjeçar, është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

“Mais violencia a porta de Villas-Boas” (Dhunë maksimale në shtëpinë e Villas-Boas), ishte titulli i gazetës tjetër ‘Record’. Episodi ka ndodhur mbrëmë. “U hodhën shashka, bashkëpunëtorit tim i vodhën edhe makinën. Fatkeqësisht aktet e kanosjes, vandalizmit dhe dhunës vazhdojnë dhe kërkoj nga autoritetet që të bashkëpunojnë për zbardhjen e këtyre incidenteve”, shkruan kandidati për president i Porto, në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Terror në familjen e Neymar: tentojnë të rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur të brazilianit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *