• |
ide | kryesore

Terror në familjen e Neymar: tentojnë të rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur të brazilianit

-Instant, Sport
Neymar



Vetëm pak orë pas lajmit për tradhëtinë e re të Neymar dhe ndarjen e mundshme me partneren e tij Bruna Biancardi, mësohet një lajm edhe më i rëndë për O’Ney. Braziliani dhe familja e tij kanë përjetuar momente terrori. Disa banditë u përpoqën të rrëmbenin partneren e tij Bruna Biancardi dhe vajzën e tij të porsalindur në Brazil. Fatmirësisht ato nuk ishin në shtëpi, por dhuna u ushtrua mbi prindërit e Brunës.

Ishte një ditë e keqe për familjen e Neymar. Banditët kanë përfituar nga ndërprerja e energjisë në zonën ku jetojnë prindërit e partneres së futbollistit brazilian, Bruna Biancardi në Cotia, në periferi të Sao Paulos. Të tre kriminelët, të armatosur, kanë hyrë në banesë dhe kanë lidhur, duke i mbyllur gojën, prindërit e modeles. Duke mos gjetur objektivin në shtëpi, ata janë kufizuar duke vjedhur disa sende me vlerë, pasi në shtëpi nuk kishte para.

Lexo më tej: Neymar e tradhëton përsëri, Bruna këtë herë e lë: një tabloid brazilian llogarit pabesitë e O’Ney

Për fat të mirë, partnerja e Neymar ishte jashtë me vajzën e tyre të porsalindur në momentin e grabitjes. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe pas hetimeve të para ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre. Ai është fqinj i prindërve të Biancardit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë. Si Biancardi ashtu edhe Neymar falënderuan Zotin në rrjetet sociale për faktin që të gjithë, prindërit dhe vajza, janë mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *