• |
ide | kryesore

Video/ Raya heroi i Arsenal, në çerekfinale pas 14 vjetësh me penallti: Rrahmani nuk mjafton për të kaluar Barçën

F1, Sport, Video
Rrahmani



Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Champions League, pasi ka nxjerrë jashtë kompeticionit Napolin. Të besuarit e teknikut Xavi kanë kaluar 3-1 italianët, duke i shkaktuar humbjen e parë teknikut Calzona. Fermin dhe Cancelo i dhanë drejtim ndeshjes, që Rrahmani nuk e ekulibroi dot, pastaj në fund Lewandowski mbylli llogaritë. Kualifikohet edhe Arsenal, pas goditjeve të penalltive. Trossard barazoi fitoren e parë të Portos, duke e çuar ndeshjen në shtesë e pastaj te penalltitë, ku Raya ishte heroi me dy 11 metërsha të pritur.

BARCELONA 3-1 NAPOLI (4-2)

Pas Lacios, Italia humbet një tjetër skuadër në Champions League. Napoli dorëzohet 3-1 kundër Barcelonës në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 (1-1 në Maradona) dhe i thotë lamtumirë kompeticionit dhe gjithashtu Kupës së Botës për Klube 2025. Blaugranat kalojnë në avantazh 2-0 në harkun e dy minutave, mes minutës së 15-17. Fermin zhbllokoi sfidën me një goditje tokazi në shtyllën e afërt. Pastaj Cancelo dyfishon epërsinë pas shtyllës së goditur nga Raphinha. Për Napolin shkurtoi diferencën Rrahmani, në gol pas gjysmë ore lojë. Presingu i fundit i të kaltërve nuk arriti qëllimin, madje në minutën e 80′, Lewandowski shënon trisin me portën e zbrazët.

Lexo më tejAtletico, Simeone gati për sfidën: “Inter mes më të mirave të Europës, momenti për hakmarrje”

Barcelona nuk kishte arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2020, kur në mes të pandemisë eliminoi Napolin e drejtuar atëherë nga Gattusos në raundin e 1/8. Tani përsëritja, me 3-1 final, që pas barazimit 1-1 në Maradona dërgoi në shtëpi një Napoli, i cili fillimisht ishte i trullosur e më pas bujar dhe në fund i nënshtruar. Rrahmani nuk mjaftoi. Humbja e parë e teknikut Calzona në ndeshjen e gjashtë në pankinë e nxjerr Napolin nga kjo Champions League dhe gjithashtu nga Botërori i parë për Klube me përmasa gjigande në vitin 2025. Dëmi ekonomik dhe psikologjik i një ekipi që me 3 trajnerë ka arritur në 13 humbje, më shumë se dyfishi i sezonit të fundit të mrekullueshëm me Luciano Spalletti. E tashmja e ekipit kampion italian është e depresuar, e ardhmja e pasigurt.

ARSENAL 1-0 FC PORTO

Arsenal feston në Emirates Stadium teksa hyn në çerekfinale të Champions, duke mposhtur Porton me penallti. Goli Trossard, me një diagonale në minutën e 41′ të pjesës së parë, e riktheu ndeshjen në barazim pas 1-0 në ndeshjen e parë në Portugali. Sfida ishte plot përmbysje dhe mundësi nga të dyja palët. Edhe në pjesën e dytë, e luajtur me ritëm të mirë por pa mundësi të mëdha, si skuadra e Artetas ashtu dhe ajo e Conceicaos patën rastet e tyre. Gjithcka shkoi në shtesë gjatë së cilës nuk ndodhi asgjë e veçantë, megjithëse gara mbetet e luftuar. Gunners morën më të mirën në goditjet e penalltive, ku pritjet e Raya ndaj Wendell dhe Galeno ishin vendimtare. Askush nga anglezët nuk gaboi dhe Arsenal kualifikohet në tetë më të mirat e Champions, për herë të parë nga viti 2010.

Round of 16 Champions League

*Arsenal 1-0 FC Porto (1-1) pen
Barcelona 3-1 Napoli (4-2)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *