• |
ide | kryesore

Atletico, Simeone gati për sfidën: “Inter mes më të mirave të Europës, momenti për hakmarrje”

Sport
Simeone



Atletico Madrid po përgatitet të presë Inter për ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions League. E Diego Simeone karikon ambjentin. “Nuk duhen fjalë, duhen fakte. Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër një rivali që është ndër më të mirët në Europë – shpjegoi trajneri i Colchoneros në funksion të ndeshjes së madhe -. Kam besim absolut te lojtarët e mi. E di se nesër do të jetë një ndeshje e mirë. I kam idetë shumë të qarta, po e kuptoj se çfarë po ndodh me ne – shtoi ai –. Ne humbëm 1-0 në Champions League kundër ekipit më të mirë për momentin dhe tani po kërkojmë hakmarrje”. “Futbolli padyshim nuk fal: kur bën një gabim, humbet – vazhdoi ai -. Shpresojmë të jemi në gjendje të rritemi duke përfituar nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë”.

“Kam besim te lojtarët, e di se çfarë duhet të bëjmë për t’u përballur me një rival të madh – vazhdoi Simeone -. Çfarë do të jetë më e rëndësishmja? Përqendrimi. Kjo ndeshje kërkon përqendrim shumë të lartë, skuadra që ka më shumë do të arrijë kualifikimin. Nuk mund të shpjegoj se si do të luajmë, por do të nxjerrim në fushë një ekip konkurrues – vazhdoi trajneri i Atletico pa u futur shumë në zgjedhjet e formacionit -. Griezmann? Rikthimi i tij na jep më shumë zgjidhje dhe mundësi nga pikëpamja taktike. Le të shpresojmë që ai të luajë ndeshjen që dëshiron të luajë,” shtoi Simeone.

Lexo më tej: “Nuk kemi lindur në Stamboll”. Inzaghi sfidon Atleticon: “Nuk spekulojmë me rezultatin e parë”

ASNJË DRAMË

Për sa i përket rezultatit të ndeshjes së parë, Cholo nuk bën ndonjë dramë: “E vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që do të ndodhë nesër. Është një ndeshje e drejtpërdrejtë që nis nga ai rezultat. Diferenca nuk është e madhe, por kundërshtari është mes më të mirëve në Europë”. Së fundi, një batutë për Lautaro: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët dhe këtë e ka demonstruar me klubin dhe me Argjentinën. Ai ka një trajner që është perfekt për stilin e tij të lojës dhe është sigurisht ndër më të mirët në botë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *