• |
ide | kryesore

“Nuk kemi lindur në Stamboll”. Inzaghi sfidon Atleticon: “Nuk spekulojmë me rezultatin e parë”

Sport, Video
Inzaghi



Me titullin praktikisht të hipotekuar me një yll të dytë gati për tu qepur në fanellë, për Inter është koha të mendojë për Champions League. Për teknikun Simone Inzaghi është një kualifikim për në çerekfinale për tu arritur duke mbrojtur në Madrid, 1-0 e shënuar nga Arnautovic në ndeshjen e parë në San Siro: “Nuk do të spekulojmë me avantazhin – siguroi Simone Inzaghi -. E dimë se do të jetë një ndeshje intensive”.

Për Interin është një tjetër provë e nivelit të lartë, fryt i një pune të nisur prej kohësh. Kjo është edhe arsyeja përse Inzaghi kundërshton ata që e lidhin forcën e kësaj skuadre me finalen e sezonit të kaluar: “Ne nuk kemi lindur në Stamboll, megjithatë, në tre vjet kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera në Champions League. Kemi kaluar grupe të vështira, duke luajtur ndeshje të mëdha kundër Liverpool e Real. Në tre vjet kemi shkuar gjithnjë në 1/8 që ishte një gjë e paarritur në 10 vitet e mëparshëm. Kundër Atletico e dimë se do të jetë një ndeshje e komplikuar sepse në shtëpi transformohen, duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë me avantazhin minimal që kemi.

Lexo më tej: Video/ Inter shumë i mirë për Serie A: në Bolonja vendos Bisseck, +18 nga Juventus e titulli në dorë

Sidoqoftë, Inzaghi nuk preferon krahasimet me Interin e Jose Mourinho: “Të gjithë e dimë historinë e Tripletës, diçka e mrekullueshme. Ne do të bëjmë rrugëtimin tonë, në finalen e Stambollit arritëm me krenari. Tani duam të bëjmë rrugën tonë, duke lënë mënjanë kampionatin për një moment. E kemi përgatitur në mënyrën më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *