• |
ide | kryesore

Mikesha e Antonela-s mohon lajmin për tradhëtinë e Leo Messi

Paparazzi, Slider



Gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan, ka mohuar aludimet se Lionel Messi  ka tradhtuar Antonela Roccuzzo.

Gazeta braziliane Direto Do Miolo postoi në X të premten se marrëdhënia 15-vjeçare e Messit dhe Roccuzzo po përballet me ‘krizën e saj më të madhe’ deri më tani. Ata pretenduan se ylli i Inter Miami kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez dhe martesa e tyre ishte në prag të përfundimit.

Megjithatë, tweet-i citonte burime në Spanjë, të cilat duket se nuk ekzistojnë. Për më tepër Semaan, e cila është mikeshë e  Messi dhe Roccuzzo këmbëngul se spekulimet janë të pasakta. Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo tha: “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesë vjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Raportet në vendlindjen e tij në Argjentinë dolën muajin e kaluar që sugjeruan se Messi është ‘i dashuruar me një grua që nuk është Antonela’. Më pas, disa fansa spekuluan nëse gruaja në fjalë ishte Martinez, për shkak të shikimit që ai i bëri gjatë një interviste në ceremoninë e Topit të Artë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *