• |
ide | kryesore

Video/ Neymar ulërin nga dhimbjet: shikoni punën e mundimshme të brazilianit gjatë rehabilitimit

-Instant, Sport, Video
Neymar



Braziliani Neymar ka filluar rehabilitimin për të rikuperuar pas dëmtimit të pësuar në gju dhe këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Videoja që po qarkullon në internet tregon brazilianin me dhimbje dhe shumë të sfilitur, sikur të mos ishte në gjendje të reagonte.

NEYMAR, ULËRIN NGA DHIMBJET

Neymar u transferua në Arabinë Saudite në verë për t’u bashkuar me Al-Hilal. Megjithatë, aventura e tij e futbollit në Lindjen e Mesme ishte zhgënjyese me paraqitjet nën ton. E tani edhe kontrata faraonike, është pezulluar për shkak të dëmtimit të rëndë. Braziliani ka nisur rehabilitimin, por fillimi është shumë i vështirë. Sulmuesi ka shumë vështirësi në lëvizjen e këmbës, duke përkulur gjurin dhe në videon që po qarkullon në internet ai shihet që ka dhimbje të forta.

Lexo më tej: Neymar i dëmtuar rëndë, Al-Hilal pezullon kontratën e tij deri në rikthim: 150 milionë euro në ‘ngrirje’

Fizioterapisti përpiqet ta inkurajojë që Neymar të reagojë. Por kur sulmuesi përpiqet ta bëjë, fytyra i shfaq shenja dhimbje. Braziliani nuk i mban dot britmat, duke treguar qartë vuajtjen. Në këtë pikë synimi është që të O’Ney paktën të jetë në gjendje të rikthehet për verën e vitit 2024, kur do të zhvillohet Copa America. Rruga deri atëherë është shumë e gjatë e, me sa duket, edhe e dhimbshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *