• |
ide | kryesore

Alarm i rremë për bombë në koncert, reagon Ylli Limani

Paparazzi, Slider


Ylli Limani mbrëmjen e djeshme ishte përgatitur për të performuar për festën e Flamurit në një ‘club’ në Prishtinë.

Por koncerti që artisti do të mbante nuk e realizua pasi një alarm i rremë për bombë detyroi stafin të nxirrnin jashtë të gjithë pjesëmarrësit. Për këtë situatë ka reaguar vetë Limani duke shprehur keqardhjen e tij përmes rrjetit social, Instagram.

“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi pasur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anulluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”, shkroi Ylli.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *