• |
ide | kryesore

PS propozon ndryshime në ligjin për komisionet hetimore, Felaj: Ftuam opozitën

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Kjo e fundit tha për mediat se është kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin e komisioneve hetimore. Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.”, tha Felaj.

E pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës, Felaj tha se ka kërkuar që të jenë anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

‘Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e opozitës, por nuk është një e drejtë e pakufizuar. ¼ e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 ka qenë ligji që ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës. Kam kërkuar që anëtarët e opozitës të mund të përfaqësoheshin në komisionin Ad-hock. Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës dhe nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë punë dhe të punojmë me një tryezë të përbashkët. Koha nuk pret. Këtë duhet ta diskutojmë me të trija nisma, një e Tabakut dhe ajo e Spahos. Puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës.’- tha Felaj.



8 Comments

  1. QIJA ROPT: IMAGJINO QE NJE LOJTAR TE MERITOJE PENALLTI DHE NE MES TE NDESHJES
    TE DALE UEFA E TE VENDOSE QE PENGIMET BRENDA ZONES NUK QUHEN ME FAULL

    IMAGJIONO QE NJE HAJDUT TE KAPET DUKE VJEDHUR
    DHE PARA SE TE DENOHET TE DALIN “HAJDUTET” DHE TE VENDOSIN QE VJEDHJA LEJOHET

  2. Ilace leket e qe i keni vjedh miletit ishalla .. Tju vdesin kalamajt para syve dhe mos te keni mundesi te beni gje per ti shpetuar. Jeni me te ndyre se djalli vete.

  3. Sa sarkazëm!!! Kemi ftuar dhe opozitën!! Kjo shoqja neokomuniste e di mirë që opozita është kundër por do të justifikohet që në s’bëjmë gjë pa atë por në fund do thotë që ja s’erdhën dhe ligjin do t’a bëjmë si duam ne që të ndalojmë komisionet. Diktatura në operativitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *