• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita

Arkiva, Lajme, Të fundit
hetimore



Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga opozita. Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check Up në Shëndetësi si dhe Komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Këto dy Komisione ashtu sipas marrëveshjes me Partinë Socialiste morën votat edhe të demokratëve edhe të mazhorancës. Kështu, Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Ndërsa Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS mori 96 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Vota abstenim për të dy komisionet hetimore ishte e deputetit socialist Erion BraçePo ashtu me 71 vota pro, asnjë abstenim dhe 23 kundër u miratuar edhe akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”. 

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi

Përbërja:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

 

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS

Perberja

1-Ervin Saljanji – kryetar

2-Toni Gogu -Nënkryetar PS

3-Nasip Naço – Anëtar PS

4-Blerina Gjylameti – Anëtar PS

5-Etilda Gjonaj – Anëtar PS

6- Xhemal Qefalia – Anëtar PS

7- Antoneta Dhima – Anëtar PS

8- Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS

9- Denis Deliu – Anëtar PS

10- Lindita Metaliaj – Anëtar PD

11- Lefter Gështenja – Anëtar PD

12- Asllan Dogjani – Anëtar PD

13- Ramadan Lika – Anëtar PD

14- Luan Baci – Anëtar PD

15- Elda Hoti – Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD

2- Isuf Çela – anëtar zëvendësues PD

3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS

4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

/LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *