• |
ide | kryesore

Negociatat “për normalizim” PS-PD/ Çfarë rrezikon opozita?

Arkiva, Kryesore, Lajme
sherri parlamentar



Një pjesë e thashethemeve se përfaqësuesit e Ramës dhe Berishës po negociojnë për normalizimin e situatës në Parlament duket se ka rezultuar e vërtetë. Produkti më i prekëshm i saj do të jetë se në vend të shkulë mikrofonat dhe të prishë mbledhjen si zakonisht, opozita reale ka konfirmuar se do t’i kthehet normalitetit, të prishur që prej 5 tetorit, dhe do të ulet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Si pjesë e një pakti të arritur paraprakisht, Gazmend Bardhi mësohet se ka pranuar të jetë aty krahas Lindita Nikollës dhe Bledi Çuçit, të martën në ora 13 30. Objektivi i takimit mësohet të jetë dhënia së paku e nja dy komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, për të cilat ajo ka bllokuar prej pesë muajsh punimet e Kuvendit.

Thuhet gjithashtu se pas kompromisit qëndrojnë diplomatët më të rëndësishëm perendimorë në Tiranë, që kanë luajtur fijet në kulisa. Kjo u pa edhe për faktin se në paraditen e kësaj të hene, pak para se të jepej njoftimi për mbajtjen e mbledhjes, shefi i ambasadësh së SHBA dhe ai i delegacionit të BE ia behën në zyrën e Lindita Nikollës.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”– u njoftua në reagimin e ambasadës së SHBA.

Gjithashtu më herët, ambasadori i BE, Silvio Gonzato bëri thirrje që partitë politike të arrijnë një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në Kuvend në mënyrë që vendi të përparojë me vijimin e reformave të domosdoshme.

LEXO ME TEJ:

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament 

Sipas një lajmi të cituar nga Televizioni Klan mësohet se kompromisi i arritur më herët është ngritja e 2 komisioneve hetimore parlamentare që në ditën e nesërme. Burime të tjera brenda Paralamentit thonë se ato kanë të bëjnë me komisionin hetimor për McGonigalin dhe atë për skandalin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS.

Në fakt, që nga fundviti i shkuar PD e Berishës kërkonte ngritje komisionesh hetimore për investimet strategjike, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me charter të kryeministrit, çsëhtjen Bechetti, kontratave konçensionare në shendetësi dhe vendimarrjeve në konflikt interesi.

Përpos këtyre ajo kërkonte edhe riformatimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në të cilin ka mbetur si përfaqësues i PD, Enkeleid Alibeaj, që tashmë nuk përfaqëson asgjë.

Por ndonëse Parlamenti nuk zhvillonte dot punime normale, Edi Rama nuk u tërhoq asnjë hap pas. Madje ai bëri një krahasim me djegjen e mandateve duke thënë se po i hape rrugë opozitës asaj i bëhet mësim. “Ja tani as nuk e imagjinon më bojkotin, por përkundrazi e dënon”, shtoi ai.

Me këtë logjikë shumica e Ramës në Parlament votoi në fund të vitit të kaluar një ligj të ri për komisionet hetimore ku kufizoheshin ndjeshëm të drejtat e minorancës për të kontroll.

Ndryshimet, tashmë të dekretuara edhe nga presidenti Bajram Begaj, kufizojnë të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimarrjen për mbedhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Po ashtu ndryshimet i japin mundësi shumicës të vendosë për mbledhje me dyer të mbyllura gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Komisionet hetimore/ PS qëndis ligjin sipas shqetësimeve të Ramës

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen.

Pikërisht cënimi i kësaj të drejte është theksuar dhe nga pjesa më e madhe e kancelarive perendimore. Parlamenti Evropian, në një rezolutë për Shqipërinë në mes të janarit theksoi “funksionin jetik të kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore”.

Ai rikujtoi “se ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus” dhe inkurajoi “përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, interpelancat dhe mocionet me debat…,” thuhej në rezolutë.

Andi Bushati: Kush e ngriti grushtin i pari? 

Në këtë pikëpamje mazhorancës mund t’i interesojë një ulje gjakrash për të bërë tolerantin para ndërkombëtarëve. Ajo mund të jetë e gatshme që për këtë qëllim të bëjë edhe ndonjë lëshim të vogël.

Ajo mund të hapë dritën jeshile edhe për ndonjë komision hetimor në formatin e ligjit të ri tejet kufizues. Po a janë këto të mjafta për të ruajtur të drejtat e opozitës dhe rolin e saj kontrollues?

Dyshimet janë të mëdha. Dilema përpara negociatorëve demokratë është se ata mund të negociojnë njohjen legjitime të PD-së reale, heqjen nga axhenda të shprehjes së Ramës: “nuk diskutojmë me “non gratat”, në dëm të të drejtave themelore të minorancës. Ata rrezikojnë të yshten nga dëshira që ta shfrytëzojnë këtë proces për të mundur një kalë të ngrordhur si Basha, ndërkohë që opozita shtypet po njësoj.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Me komunistët e rilindasit vetëm huri funksionon, çdo formë tjetër është humbje kohe!

    1. Mire ky ambasadori i BE qe eshte Gay i deklaruar dhe i pelqenka i ngjashmi i tij prane foltores Gaz Bardhsumcja por mos o Zot se edhe ky perfaqesyesi i ambasades amerikane eshte pjese e shoqates. Zoti na ruajt hajde duroi prap gjithe jeten trekendeshin e Bermudes dhe trashegimtaret Argita, Zaho dhe Meta xhunior.

      1. Hurin Rama ja ka vene gjithe shqiptareve dhe fillimisht ju shkerdheu partine ju rilindasve patronazhiste. Ju, ju pelqen huri ne bythe vetem per te vjedhur nepermjet nje vendi pune ne shtet, kjo eshte puna juaj por jo e jona.

  2. Cila qeveri ose ambasador i shteteve të BE apo SHBA e ka quajtur Bashën “kalë të ngordhur” ?
    Opozita mund të rikthehet në pozicionin e 2021-shit, vetëm nëse hiqet non grata për Berishën e ai largohet nga arresti shtëpiak, Basha i kërkon ndjesë Berishës që zbatoi kërkesën e tij, e Berisha i kërkon ndjesë Bashës që ju bashkua akuzave të Ramës e Ballës se paskej marë para nga rusët.

    Mesa lexova po tek Lapsi, opozita “e bashkuar” paska caktuar si komisione të para të hetimit parlamentar, hetimin e marëveshjeve të fshehta Rama-McGonigal e të vjedhjes së të dhënave në sistemin TIMS.
    Nëse kryhet ky hetim parlamentar e i kalohet SPAK, personat më të rrezikuar janë Rama, Balla e Berisha.
    Të tre këta kanë akuzuar Bashën se ka marë para nga rusët, gjë që u hodh poshtë nga gjykata amerikane e për vjedhjen në TIMS, është akuzuar Balla.

    Nuk do të ishte keq në fakt, që parlamenti shqiptar të krijonte një komision hetimi, për ngjarjen e bujëshme të sulmit të dhunshëm të foltoristëve në 8 janar, ndaj selisë së Partisë demokratike, një ngjarje e pa dëgjuar që nga Revolucioni komunist i vitit 1917 në Rusi, midis bolshevikëve e menshevikëve.
    Një hetim e ndëshkim nga SPAK i elementëve të dhunshëm në ate ngjarje, do ta pastronte PD duke bërë një bashkim normal me një brez të ri udhëheqje.

    1. Nuk do të ishte keq në fakt, që parlamenti shqiptar të krijonte një komision hetimi, për ngjarjen e bujëshme të sulmit të dhunshëm të foltoristëve në 8 janar, ndaj selisë së Partisë demokratike, një ngjarje e pa dëgjuar që nga Revolucioni komunist i vitit 1917 në Rusi, midis bolshevikëve e menshevikëve.
      Një hetim e ndëshkim nga SPAK i elementëve të dhunshëm në ate ngjarje, do ta pastronte PD duke bërë një bashkim normal me një brez të ri udhëheqje.

      !!!!!!!!!!

      Megjithë mend e ke?!

  3. Si e shoh une panoramen. Ambasadoret si perhere luajne me fijet e kukllave. Berishen e kemi maje tjegllave, Bardhi mbas vizites ne SHBA e kemi brenda godines qe ka pronar Bashen. U vendosen nja 4-5 figura anti Berishe brenda kalase (ka,le troje) Basha ka shkuar ne SHBA kur po mer instruksionet e fundit. Zhvillimet te rilindja jane acaruese. Pa kryetar, pa vule, pa seli, me kollovar qe rrine ne krye te tryezes, sa te ngrohet pak moti e sheri do dali nga muret e asaj godine famekeqe. Rama ne qofte se e kane detyruar te beje ndryshimi kushtetuse ata qe kane fijet ne dore eshte i detyruar te ulet ne tavoline me kedo qe i del perpara qe te mbushe numerin 95 deputet, ndryshe si del llogaria per ndryshime kushtetuese.

  4. Nuk do të ishte keq në fakt, që parlamenti shqiptar të krijonte një komision hetimi, për ngjarjen e bujëshme të sulmit të dhunshëm të foltoristëve në 8 janar, ndaj selisë së Partisë demokratike, një ngjarje e pa dëgjuar që nga Revolucioni komunist i vitit 1917 në Rusi, midis bolshevikëve e menshevikëve.
    Një hetim e ndëshkim nga SPAK i elementëve të dhunshëm në ate ngjarje, do ta pastronte PD duke bërë një bashkim normal me një brez të ri udhëheqje.

    !!!!!!!!!!

    Megjithë mend e ke?!

  5. “Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali.

    Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”

  6. ANDI BUSHATINE TALL KEQ YMERIN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE NUK FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER YMERIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTINIT

  7. Këto lëvizje të dipllomacisë amerikane e të BE, rrëzojnë mendësinë e Bushatit se të këqijat Shqipërisë i vijnë nga rreziku amerikan apo perëndimi.
    Pra perëndimi , vërtetë e ka pompuar si shumë “liderin global” dymetrosh në kushtet e rrezikut të luftës që ka hapur Putini, por duke parë se ai po i tepron zullumet në Shqipëri, po gjejnë mënyrat për ti vënë frenat.
    Meqë në BE sëshpejti do të zhvillohen zgjedhjet e reja në Parlamentin europian, e sinjalet tregojnë se ky patlament mund të ketë një shumicë të së djathës konservatore, e po ashtu në SHBA mund të rivijë në Shtëpinë e Bardhë si president Trump , internacionalja socialiste ka dhënë alarmin se me këto zhvillime do të forcohet R.usia e Putinit.
    Është krejtë e kundërta.
    Historikisht e me fakte është vërtetuar se Rusia është trimëruar, kur në perëndim kanë dominuar partitë e majta.
    Veçanërisht këto katër vitet e fundit, qëkur erdhi Biden në Shtëpinë e bardhë e në Gjermani një qeveri e majtë, tërboi ish oficeri i KGB sovjetike Putin e në Shqipëri i nipi i Spiro Kolekës.

  8. ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”Salihu dhe Zhelja jozefine e kane treguar me vepra,salihu si rusia ishte kunder Rambujese o loqja e majte e salihut te djathe me ngjyre te kuqe,dhe jozefina zhelja dekorohet nga Duma ruse

  9. Rama mposhtet edhe me ligjet e veta. Kam besim tek opozita. Berisha deri tani eshte 3 me 0. Foltorja, Rithemelimi, dhe Bashkimi. Rama edhe pse ndryshon ligjin per te mbushur boshllekun qe do lere Alibasha, tre fitoret e Berishes tregojne per fuqine e debatit demokratik dhe rezistences civile e qytetare. Deshmi se ku gelon liria dhe demokraci, si anti teze e kontrollit dhe centralizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *