• |
ide | kryesore

Lubonja: Nga marrëveshja me PD-në e Berishës fiton më shumë Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që hetimet e “21 janarit” t’i kalojnë SPAK-ut. Lubonja thotë se beson se këto janë vendime që merren nga PS, duke shtuar se nuk ka drejtësi të pavarur. Ai theksoi se përgjegjës për ngjarjen e rëndë janë të dyja palët.

“Për vendimin për 21 janarin, do të thosha se këto janë vendime të PS, nuk ka drejtësi të pavarur. Ngjarja është e rëndësishme, por se nuk është bërë asnjëherë drejtësi, por është instrumentalizim politik. Kjo sepse nëse do të bëhej drejtësi e vërtetë, përgjegjësit për vrasjet janë të dyja palët. Unë shoh përgjegjëse të dyja palët, të dyja palët duhen hetuar”, – tha Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24.

Më tej, ai komentoi edhe marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Berisha, që kjo e fundit të hyjë në Kuvend dhe të ngrihen dy Komisione Hetimore. Sipas tij, nga marrëveshja fiton më shumë Rama sesa opozita.

“Mendoj se maxhoranca ka shumë gurë, që i lëviz këtej e andej. Edhe marrëveshjet janë strategji, që bëhen më së shumti për interesa të maxhorancës. Me këtë marrëveshje, duket sikur maxhoranca po e njeh “Rithemelimin”. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar normalitet në parlament.

Edi Rama ka dhënë dy çështje për hetime, pse nuk i dha të gjitha çështjet për hetim. Jep për hetim atë që dëshiron Rama. Duhet të tërhiqej ligji i ri për Komisionet Hetimore. Kjo që u arrit mund ta kthejë edhe opozitën një fasadë në parlament.

Opozita ka nevojë për një mbështetje më të madhe të njerëzve. Gjithashtu opozita duhet të reflektojë edhe për bashkim sa më të gjerë, por duket se nuk kanë fuqi për këtë punë. Me këtë situatë, Rama merr më tepër fitore se opozita. Për Ramën, legjitimimi ndërkombëtar është i rëndësishëm.

Duhet që të gjithë opozitarët, pavarësisht dallimeve, të bashkohen dhe të mendojnë për rikthimin e demokracisë. Duhet menduar për rezistencë, pastaj për fitore, e cila ndoshta vjen edhe për faktin se maxhoranca mund të shkatërrohet së brendshmi”, – deklaroi Lubonja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Po të mos kishte pranuar marëveshjen opozita, prapë fajin do ti a venin opozitës.

    kështu analizash që godasin më të dobëtin edhe pse e kuptojnë, ose nqs nuk e kuptojnë janë naivë, se nuk mund të marrë më tepër në këtë moment PD kur rama ka gjithçka, vetëm analistët që nuk duan fuqizimin e PD dhe Berishës bëjnë!
    Për mua vetëm nënkomisioni për reformën zgjedhore është sukses i madh.

    Mos hyrja në marrëveshje do ta penalizonte më shumë PD, se sa një fitore, edhe pse shumë e vogël në këtë moment.

  2. Plotësisht dakort.
    Lubonja si gjithmonë do të duket që me kritikat akuzon të dyja palët dhe pastaj del në konkluzion që opozita s’është e fortë. I fortë është vetëm Rama prandaj o popull flijeni mendjen. Vetëm Rama është për qeverisje!!! E zbukuar pak po thelbi ky është.
    Opozita e trysnuar nga të gjithë, bëri atë mund të bënte.
    Dhe kjo është një arritje.
    Të shpresojmë që ndërkombëtarët e sidomos populli të reflektojnë sepse Rama e rilindja janë po ata.
    Pjesë e diktaturës së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *