• |
ide | kryesore

Diplomati i Kenias nuk e ka idenë kush është Rama: I lumtur që takova presidentin Bajram Begaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei postoi një foto nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama, mirëpo këtë postim e shoqëroi me një “lapsus të vogël”.

Ai ngatërroi kreun e qeverisë shqiptare me presidentin Bajram Begaj. Krah fotos me Ramën, Sing’oei shkruante se sa i privilegjuar ishte që takonte presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Sing’oei tha se ai priti presidentin Begaj përpara një takimi me presidentin William Ruto në margjinat e Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

“Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president i Shqipërisë, përpara takimit të tij me Presidentin Ruto në Dubai”, shkroi ai në postimin e tij në “X”.

Postim ky, i cili u rregullua pas dhjetra komenteve të cilët ia vunë në dukje sekretarit se personi që është në foto nuk është Bajram Begaj, por kryeministri Edi Rama.

Një ndër ta ka qenë gazetari Mwangi Maina, i cili replikoi në postimin e tij duke shkruar: “Ky është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, jo presidenti Bajram Begaj”.



5 Comments

  1. Te vrase veten!!!
    Pastaj te mbulohet me carcaf, si shoku Mehmet!

    S’njihka Udheheqesin Mbaregalaktik ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *