• |
ide | kryesore

Kuvendi berishist: As frymë, as numra!

2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Kuvendi i fundit berishist i 2 dhjetorit kaloi pothuajse në heshtje si për të treguar fatin politik që duket se e pret vetë lëvizjen. Arësyeja është sepse mungonte jo vetëm fryma por edhe numrat. Kjo u pasqyrua qartë në thirrjen e dëshpëruar të Luçiano Boçit “mos na numëroni por shikoni idealet që kemi”.

Pyetja shtrohet: cilat ideale?
Sot berishizmi është thjesht numra, sepse nuk përfaqëson asnjë ideal politik jashtë interesave të ngushtë të udhëheqësit të saj dhe familjes së tij. Fitorja e Foltores ndaj frymës anti-berishiste nuk erdhi nga idealet superiore të berishizmit, por nga supremacia numerike. Askush në PD nuk iu afrua Foltores për idealet anti-amerikane dhe “demokratike”, apo për ardhmërinë, që ofronte berishzmi, por për numrat që kishte.

LEXO ME TEJ:

Surpriza në kuvend/ Berisha, fillimi i trashigimisë drejt Argitës?

Para një viti ishte mëse e qartë se Berisha kishte shumë më tepër mbështetje se Basha. Mjafton të krahasojmë kuvendin e Berishës në Airalbania më 11 dhjetor të vitit 2022 me Kuvendin e Bashës te Pallati i Kongreseve më 18 dhjetor të po të njëjtit vit. Kjo bëri që debati mes anti-berishizmit dhe berishizmit të reduktohej tek numrat dhe të fitohej nga ky i fundit.
Kjo supremaci numerike fshihte mungesën e çdo lloj fryme, koherence apo ideali politik brenda berishizmit, në kontrast të thellë me frymën anti-berishiste. Kuvendi berishist në Airalbania në vitin 2022 ishte thjesht një forum denoncimi, pa asnjë analizë politike apo ideolgjike. Ishte një autoparlant gjigand për Berishën. Zhurma e madhe që prodhoi fshehu mjaft mirë mungesën e frymës tek lëvizja berishiste.

Ndërkohë kuvendi i PD-së zyrtare i 18 dhjetorit 2022 ishte nga të paktat forume politike të tranzicionit shqiptar ku gëlonte fryma që nga debati politik deri tek analiza e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2021 dhe kritika e hapur ndaj kryetarit të Partisë Demnokratike, Lulëzim Basha. Pra nëse berishizmi kishte numrat anti-berishizmi kishte frymën dhe idealet politike. Ishte një përpjekje shpresë-dhënëse se modeli berishisit i reduktimit të partisë tek lideri autoritar dhe interesat e tij të ngushta mund të tejkalohej për të realizuar idealet demokratike të dhjetorit.

Sot kur anti-berishizmi në PD e ka humbur betejën ndaj berishizmit (ndonëse jo domosdoshmërisht luftën) ajo që ka mbetur janë vetëm numrat pa frymë. Kjo shpjegon lëvizjet pa sens dhe pa llogjikë politike të fraksioneve të ndryshme që çojnë grupe deputetësh herë këndej herë andej, si të ishin kova uji.
Problemi është se numrat në politikë mbahen o me frymë o me pushtet. Normalisht është pozita që përdor më shumë pushtetin për të ruajtur numrat dhe opozita që mbështet kryesisht tek fryma. Ndaj një opozitë pa frymë herët a vonë do vdesë edhe në numra. Është ky procesi që pamë tek kuvendi i fundit berishist në Pallatin e Kongreseve.

Për më shumë video si kjo poshtë bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Kemi të bëjmë me rrudhjen e vazhdueshme të një lëvizje politike që në mungesë të një frymë apo ideali politik i mban numrat vetëm nëpërmjet kanalizmit të mllefit opozitar kundër pushteti dhe armiqëve e brendshëm, herë Pashko, herë Hajdari, herë Selami, herë Pollo, herë Tritan Shehu, herë Basha, herë Alibeaj dhe së fundmi Bardhi.
Por denoncimi i armikut të brendshëm dhe i pushtetit socialist nuk mund të fsheh pa fund mungesën e frymës. Pa frymën numrat do rrudhen vazhdimisht, duke nxjerrë edhe më në pah mungesën e idealeve politike. Në kuvendin e fundit berishist mungesa e numrave nxori zbuluar mungesën e frymës që tashmë nuk mund të fshihet pas turmave që brohorasin Berishën dhe denoncojnë Bashën si vegël të Ramës.
Ishte një boshllëk shumë i madh që nuk e mbushi dot as vetë familja e liderit. Përkundrazi promvoimi i “bijëve si pasardhës të etërve” fshin edhe kujtesën e largët të ligjërimit anti-elitist dhe anti-komunist që përbën bazën reale ideolgjike të berishizmit. Nëse dhëndri, djali dhe vajza e shefit marrin një rol gjithnjë e më tepër parësor brenda lëvizjes berishiste sa mundet kjo e fundit të denoncojë socialistët në pushtet si “bij të etërve”?

Artikull i Blendi Kajsiut shkruar enkas për Lapsi.al 



16 Comments

    1. Me nje fjale Foltorja eshte pa fryme, dmth e vdekur. Dalin gjithmone parashikimet e Rames, sic po shihet, te konfirmuara nga opozitaret e tij gjithashtu. Jo me kot i vuri emrin qe ne fillim, nje i vdekur qe kujton se eshte gjalle.

      1. sa kar je, njëlloj si kajsiu dhe lideri jot global, merre liderin në krevat me gruan, por kaq idiot sa je ti nuk do të të pranojë

  1. Po, ne perpjestim te zhdrejte me trapllikun e komentatoreve

    Sido qe te te duket, Kajsiu thote ca te verteta qe shumeve ketu, nuk u pelqejne

    Po nuk eshte faji i Kajsiut qe ty te duken trapa ata qe nuk jane ne nje mendje me ty

    1. Bjeri bythes ti Kajsia se ate di te besh shume mire,fundja je ne shoqaten e devijancave njerzore bashke me Veliajn,edvinin dhe shume te tjere pjella te shperfytyruara e monstruoze qe frymoni kot mbi kete toke ,çeç u duket vetja !!!!

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar, analizat nuk bëhen për opozitën, se çelësat e kashtës ka në dorë, analizat dhe vërrejtjet vetëm ti, lloji jot i fukarenjve dhe përfituesit nga pushteti i bëni për opozitën dhe jo për qeverinë që na vjedh të gjithëve, por ju jeni kaqq të trashë e debila sa nuk doni të shihni se si jemi katandisur, sipas asja shprehjes për inat të saliut shkoj të më qijë edvini.

      Vdekshi e mos paçi kurrë mbarësi! Jini të sigurtë se të gjitha do ti lani, në mos ju fëmijët tuaj, shembuj keni plot aty ku jetoni!

  2. Berisha nuk eshte e ardhmja e opozites, por eshte e sotmja. Kjo ben muuuu……. Na pelqen apo jo, vetem Berisha eshte ne opozite. Basha jo e jo. As Kajsiu, qe duket se po i qan hallin opozites. Na pelqen apo jo, fryme pa u kthyer ne numra, baraz mbreteri moderne, pa mbret te shpallur.(E te mendosh se kush eshte mbreti te ikesh naten nga kembet syte, pa kthyer koken pas.)

    1. Sa e sigurte je moj pjeshke qe ata nuk jane mbledhur per idéal!? Po te ishte keshtu do benin si ty moj pjeshke..Mernin para nga hajduti siç ben ti. Ai ka vjedh e vjedh me thase parate e shqiptareve, keshtu qe ai nuk e ka problem ti bleje, siç ka blere intelektu halete shqiptare, me Kadirov ne balle e te tjere qe shesin edhe fatkeqesite familjare per te ndjelle keqardhje per ta,tek njerezit qe pritnin te lexonin fejtonet e se dieles tek Panorama. o pjeshke e çare ne pas.

      1. Gojesperme e perdhunuar njesoje si lulekurva dhe alibajga…
        Neveri
        Kto shesin cdo gje per dy kocka qe u hedh bushtra e gjate!
        Gonorre e qelbur pragqire te paturp.
        Shisni voten…
        Dhe bastardet ju shkerdhejne motren…
        Baxhello milet

  3. Kam bindjen e plotë se nëse Berisha pas humbjes së zgjedhjeve të 2013, do ti përmbahej zotimit të tij se do të hiqte dorë nga të gjitha funksionet partiake, gjërat do të ishin krejtë ndryshe.
    Së pari Berisha do të respektohej si një lider demokrat historik, emri i të cilit do të lidhej me ndryshimin e sistemit, nga ai diktatorial komunist një partiak, në një sistem demokratik perëndimor pluralist.
    Dikush do të thotë se ai kishte të drejtë pasi nga intrigat e dymetroshit, u shpall non grata nga SHBA e sa i takom qëndrimit ndryshe 180 gradë me Bashën, e bëri se ai “e preu në besë” sipas mendësisë bajraktare.
    Duhet të pranojmë se Rama është një politikan dredharak virtuoz pa asnjë grimcë morali.
    Me deklarimin e Berishës se nuk do të merej më me udhëheqjen politike, bazuar edhe në thënien e ambasatorit amerikan për Bashën se tek ai sheh një yll të ri në ngjitje të politikës shqiptare, ai nuk u mor më me Berishën , po u përqëndrua në luftën për të diskretituar Bashën. edhe ngaqë e kishte gozhdë që humbi ndaj tij postin e pashallëkut të Tiranës.
    Berisha nuk thotë të vërtetën kur deklaron publikisht se Rama paskej dashur të sulmojë ate dhe PD me aferën me McKonigal.
    Ajo aferë kishtë në qendër të sulmit jo Berishën po Bashën e ky është një fakt i njohur për të gjithë shqiptarët.
    Që në vitin 2017 kishte filluar afera e Ramës me McKonigal, e kur prokurorë amerikanë filluan hetimin e asaj afere, Rama e ndërpreu sulmin ndaj Bashës sepse dilte zbuluar vetë.
    Nuk ka në vendimin për non grata të Berishës nga qeveria amerikane, ndonjë akuzë që të ketë lidhje me aferën McKonigal, por përmendet për korrupsion e dëmtim të demokracisë.
    Ndërkaq Berisha çuditërisht ju bashkua Ramës e T.Ballës për ta akuzuar Bashën se paskej pasur lidhje me rusët , ndërkohë kur edhe drejtësia amerikane e shihte Bashën si viktimë të aferës McKonigal-Rama.
    Po cek vetëm ketë fakt të njohur publikisht , ku Berisha është treguar i padrejtë me Bashën

  4. O i pa emër 09:38. Rama e la pasur gjithmonë me Berishën sepse Palloshi që në fillim demonstroi nuanca të thella ekstremiste të shprehura në fjalimet e tij kur desh të bëhej pjesë e strukturave të PD. Dhe për këtë qëllim e larguan nga PD. Dhe sigurisht Berisha dhe të tjerë sidomos Pashko qenë protagonistë të largimit. Dhe Palloshi si hakmarrës që është nuk harroi të hakmerret me miqtë e tij të Sorrosit. Vërtet e filloi me Bashën por duke e ditur që Basha duke bashkëpunuar me të do të bëhej subjekt i goditjes nga Berisha për të ringritur PD që opozitë s’ishte më. Rama duke e ditur se veç Berishës nuk kishte mundësi asnjë tjetër ja kishte bërë me kohë nongradën që kur ishte Trumpi president e që mbahej e fshehur nga DSh që është pothuaj tërësisht i majtë. Si ju dha menjëherë nongrada po të mos ndërhynte dhe Macgonigal!!

    1. sakte

      une kam bindjen se si egocentrist ekstrem qe eshte, nga qe e nxorren per bythe nga PD, plus ato levat kafkes qe qene tu e cu ne boten tjeter e kane cu ne verbim total dhe eshte betu per shkaterrim te sales dhe PD…duket qe e ka obsesion dhe edhte ronde…por po prish shume pune, jo se sala dhe PD jane ideale dhe perfekte, por PS eshte sekt i vjeter kriminel dhe i rrezikshem dhe eshte force antikombtare serbo-file qe nga 1941.

  5. Ish-deputeti: ‘Rithemelimi’ si strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik,por shpellkaret e cecenet e tij qe e mbeshteten keto dy vite nuk e rruajn se cfare po i ndodh liderit serb salih berisha,te gjithe e kane lene rrugeve te tirones si Gezim Kulufi dikur,kete shpellkare nen ze thone qe shyqyr qe erdhi kjo dite qe salihu te shperblehet per ate qe mbolli per 30 vjet,tani ketij trimi serb i ka ngelur vetem te vrase veten kur del ne konferenc per shtyp live dhe pastaj bota do ta vlersoj.ndihmojeni plakun serb salih qe te shkoje ne parajse dhe argita mer partine e rithemelimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *