• |
ide | kryesore

Forbes” shpall gruan më të fuqishme në botë për vitin 2023

Paparazzi, Slider



Revista Forbes ka shpallur për të dytin vit radhazi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë.

Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, la pas në këtë renditje Shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.

Ndërkaq, vendi i pestë i takon Taylor Swift, e cila ka korrur sukses me turneun e saj botëror, ku ka mbledhur të paktën 850 milionë dollarë. Swift, e cila ishte në vendin e 79-të vitin e kaluar, u rendit përpara këngëtares, Beyoncé  e cila ndodhej në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna në të 76-tën./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *