• |
ide | kryesore

Baroni i drogës në duart e policisë, del foto e Gëzim Çelës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela.

Ai ishte i shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej.

6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas ranë në pranga të policisë nga një operacion ndërkombëtar antidrogë, i zhvilluar më 15 gusht 2023 në det të hapur rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut, falë një sinjali që erdhi nga Mali i Zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *