• |
ide | kryesore

I dënuar me 12 vite burg, arratiset nga qendra e rehabilitimit 34-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Dorian Petoku, narkotrafikanti shqiptar i dënuar me burg në Itali, është arratisur nga qendra e rikuperimit të Nolës në provincën e Napolit, ku ishte transferuar me certifikatë mjekësore. 34-vjeçari ndodhej në qendrën e të varurve nga droga pas një viti të kaluar në burg.

I ekstraduar nga Shqipëria, Petoku qëndroi rreth një vit në burg dhe më pas siguroi transferimin në qendër me byzylyk elektronik. Në korrik 2022, Petoku u dënua me 12 vjet burg si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ai u akuzua se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diaboliku’. Ky i fundit u vra më 7 gusht 2019. Pas vrasjes së ish-kreut, 34-vjeçari zgjeroi në mënyrë dramatike ‘biznesin’ dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *