• |
ide | kryesore

Putin sheh nëndetëset e reja bërthamore, pretendon se po prodhohen më shumë

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mori pjesë në një ceremoni televizive të ngritjes së flamurit të hënën për dy nëndetëset bërthamore që ai tha se ishin pjesë e një përpjekjeje strategjike për të projektuar fuqinë detare ruse.

Putin udhëtoi në qytetin verior të Severodvinsk për të parë anijet, Krasnoyarsk dhe Perandorin Aleksandër të Tretë, në kantierin e ndërtimit të anijeve Sevmash, shkruan Reuters.

Ai tha se të dyja anijet me energji bërthamore do të fillojnë së shpejti detyrën në Paqësor, duke theksuar se ato ishin pjesë e dy serive të veçanta të nëndetëseve që Rusia po nxjerr.

“Ne do të forcojmë në mënyrë sasiore gatishmërinë luftarake të marinës ruse, fuqinë tonë detare në Arktik, Lindjen e Largët, Detin e Zi, Detin Baltik dhe Detin Kaspik – zonat më të rëndësishme strategjike të oqeaneve të botës,” theksoi Putin



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *