• |
ide | kryesore

Flamuri shqiptar ngrihet në qendrën e NATO-s në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Itali u ngrit sot flamuri shqiptar.

Ministria e Mbrojtjes ndau foto nga kjo ceremoni, teksa theksoi se flamuri kuq e zi u ngrit për herë të parë, për të nderuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Poggio, Renaticio, Ferrara, në Itali.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi përfaqësim dinjitoz të forcave tona, në të gjitha misionet përkrah vendeve partnere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *