• |
ide | kryesore

Detaje nga vràsja në burg/ Mjacaj e thirri në emër Lleshin dhe e qëlloi me tre plumba

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mjacaj



Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.

Lexo më tej: Vrasje në burgun e Peqinit/ Ekzekutohet i burgosuri me pistoletë brenda në qeli 

Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Lala bën me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *