• |
ide | kryesore

“Kryengritja” e Sokol Mjacajt, shkak dyshohet vendimi për ta izoluar

Arkiva, Lajme, Të fundit
mjacaj.jpg



Sokol Mjacaj, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja do të transferohej në regjimin 41 bis, ka qëlluar me armë zjarri një punonjës policie në burgun e Peqinit.

Raportohet ai ka marrë peng punonjësit e kuzhinës. Paraprakisht dyshohet për një viktimë.

Mësohet se bëhet fjalë për një kryengritje të të dënuarve brenda burgut të Peqinit.

Vendimi për transferimin 41 bis

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 bis.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.

Vulosja e burgimit të përjetshëm

Në Dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e tij për të përfituar gjykim të shkurtuar.

Si gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli, e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë të tij, ndaj në tetorin e 2022, ai çoi çështjen në Kushtetuese me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Sokol Mjacaj pretendonte se kjo është nje e drejtë ligjore e tij dhe duhet të përftonte prej saj. Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte cështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i pëjetshëm.

Gjykata vendosi se cështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm.

Nëse pranohej kërkesa e tij, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar, do i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Vrasja e dy turistëve

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit.

Ndërsa gjatë seancave gjyqësore i kërkoi mëshirë trupit gjykues: “Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej.”

Familja e braktisi

Familja Mjacaj e kishte braktisur djalin e tyre të madh, pasi Sokol Mjacaj i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj. Vrasja e të miturit nga Mjacaj solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt, që jetonin në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim, pasi i mori jetën shokut të tij të shkollës për një varëse floriri.

Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim. Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje në 2014, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin.

Gati një vit burg bëri sërish Sokol Mjacaj, duke përfunduar në izolim në qelitë e Kavajës, por as aty nuk u vizitua nga familjarët e tij.

Kur Sokol Mjacaj la qelinë e burgut në prill të viti 2015, familja nuk e ka pranuar, ndërsa ai endej sa në një zonë në tjetrën të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para.

Kjo deri mbrëmjen e 4 korrikut, kur plani i tij për t’u bërë me makinë dështoi, duke lënë dy viktima pas.

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit që u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Prej asaj mbrëmjeje, Sokol Mjacaj ka lëvizur në disa fshatra, gjithmonë duke zbritur nga Prekali, ku ndodhi krimi, drejt afërsisë me Shkodrën. Streha e fundit ishte fshati Grudë e Re, ku siç mësohet nga burime të Policisë, ai e njihte mirë se disa të afërm të tij jetonin aty.

Por edhe ata nuk e kishin afruar të riun, sidomos pasi ai ra në burg për herë të dytë. I riu ra në pranga pas negociatave me policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *