• |
ide | kryesore

Pezullimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, flet Meloni: Shpresoj të mos anulohet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pezullimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, flet Meloni: Shpresoj të mos anulohet



Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në një deklaratë për mediat, Meloni ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpreson që të mos ketë anulim të marrëveshjes. Po ashtu Meloni ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka shtuar se deri në këto momente nuk kanë nëvojë për një plan B.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Meloni.



6 Comments

  1. Edhe në këtë rast “luani” që do udhëheqë popullin në revolucion, në fakt sillet si dhelpër për t’u marrë 28 firma deputetëve të vet se ka frikë se ja refuzojnë.

    Ndaj kur të nisni revolucionin kini parasysh dhe këtë “luanin” që do t’u bëjë thirrje përpara mbi Parlament, edhe atë dhelprën që vet do kthejë rrugë e do iki në SHQUP, t’u shikojë nga televizori si do t’u arrestojë policia. Siç bëri me funeralin e Azemit më 14 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *