• |
ide | kryesore

Reshje dëbore në juglindje, rekomandohen gomat dimërore

Lajme, Të fundit
Theth



Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Raportohet se në rrugën Boboshticë-Dardhë aktualisht ka reshje dëbore, ndërsa po punohet për pastrim dhe kriposje në të gjithë segmentin.Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Reshje bore ka pasur dhe në fshatin e Vithkuqit dhe në Mashkullorë, megjithëse nuk ka problematika në qarkullim. Sakaq, autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore në segmentin e Dardhës. Ndërkohë, zonat e tjera më të ulëta janë përfshirë nga reshjet e shiut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *