• |
ide | kryesore

Call center, përgjysmohet punësimi! Nga 25 mijë në vitin 2015, numri ka zbritur në 11 mijë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Call



Sektori Call Center mori hov në Shqipëri pas vitit 2010 kur shumë kompani, italiane kryesisht, zhvendosën aktivitetin e tyre në vendin tonë për shkak të kostove të ulëta të fuqisë punëtore dhe shumë njerëz kishin njohur të gjuhës italiane.

Por ajo që po ndodh sot me industrinë më të madhe të punësimit të të rinjve është se po njeh tkurrje të numrit të punonjësve. Në 2015 ky sektor numëronte 25 mijë punonjës, ndërsa këtë vit numërohen 11 mijë.

“Vendi ynë po përballet me një situatë të pashpresë. Largimi masiv I të rinjve jashtë vendit po bën që ky sektor të mos jetë më tërheqës. Më parë ka patur shumë italishtfolës, por tani të rinjtë kanë si gjuhë prioritare anglishten dhe gjermanishten. Një I ri që di gjermanisht e ka më të lehtë të largohet dhe të punojë në Gjermani, sesa këtu. Punësimi në Call Center sot quhet skllavëri moderne. Një punëtor Call Center-i sot punon 4 orë dhe merr 300 mijë lekë tw vjetra. Orët shtesë nuk paguhen, ose paguhen shumë pak. Pronarët e Call Center-ave kërkojnë që punonjësit një javë të punojnë 4 orë paradite, një javë 4 orë pasdite.

Kjo e bën të pamundur për një student të punojë. Punëtorët që punojnë natën paguhen shumë pak. Kontratat e punës nuk zbatohen siç duhet ndërkohë që Inspektoriati Shtetëror I Punës vetëm hesht dhe nuk bën asnjë kontroll për këtë gjë. Në rënien e numrit të të punësuarve në sektorin e Call Center-ave kanë ndikuar operacionet e Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe organeve ligj zbatuese ndërkombëtare që kanë goditur call center-at e paligjshëm deh skemat mashtruese. Kjo ka shkaktuar frikë tek ata që tentojnë të punojnë në këtë fushë, veçanërisht tek ata që përfshihen në këto aktivitete të paligjshme. Kjo është gjë e mirë, pasi të rinjtë duhet të punojnë në aktivitete të ligjshme dhe prodhuese për shoqërinë.“-shprehet Emiljando Kita nga Sindikata Kombëtare e Qendrave të Kontaktit./TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *