• |
ide | kryesore

Mashtrimi me “call-center”/ Investigimi: Si arriti Amant Josifi të shpërndante “ushtrinë” deri në Gjeorgji

Arkiva, Lajme, Të fundit
center



Emisioni ‘Në shënjestër’ në News 24, trajtoi këtë të mërkurë, dosjen gjermane të mashtrimit me call center, ku i përshirë del të jetë kompania e drejtuar nga gjeorgjiani me pasaportë izraelite Mikheil Biniashvili i njohur edhe me pseudonimin Mishka dhe Amant Josifi, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-ortaku në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Nga ky mashtrim rezulton se janë zhvatur miliona euro nga llogaritë e mijëra qytetarëve në Evropë.

Ai është sot një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, personi që krijoi një perandori financiare nëpërmjet mashtrimit. Ai arriti të zhvasë të ardhurat e mijëra qytetarëve në Evropë, duke shfrytëzuar gjenialitetin dhe bashkëpunimin e tij të pashembullt. Amant Josifi është një nga ata persona që studiohen për fenomenin e mashtrimit në call centera dhe qendra telefonike, një problem i përhapur edhe në Shqipëri.

Ish-këshilltari i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe ish-ortaku në biznes i vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, aktualisht jeton në Dubai dhe përpiqet të shpëtojë nga ekstradimi në Spanjë. Në periudhën midis 2015-2022, bashkë me ortakun e tij, Mikheil Biniashvili, njohur si Mishka, ata ndërtuan një platformë kibernetike për mashtrim, duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve të Evropës për të përvetësuar llogaritë e tyre.

Amant Josifi dhe Mikheil Biniashvili krijuan jo vetëm një skemë të gjerë mashtrimi ndërkombëtar, por edhe e shpërndanë në disa vende të Evropës, duke filluar nga Ballkani Perëndimor deri në Kaukaz. Në hetimeve të institucioneve ligjzbatuese gjermane janë përfshirë edhe personat e tjerë, përfshirë programuesit kompjuterikë, të cilët ishin në dijeni të këtij mashtrimi. Autoritetet gjermane po hetojnë me seriozitet pas sinjalizimeve dhe denoncimeve të pranuara nga qytetarë të ndryshëm, të cilët u shfrytëzuan dhe u dëmtuan nga këto Call Center deri në pikën që lanë të gjithë pasurinë e tyre aty.

Pas zërave që i ftonin nëpërmjet softuerëve të tyre, u krijua një industri e tërë grabitje, e cila shprehet në zbulimet e autoriteteve gjermane dhe të tjera. Hetime që filluan nga autoritetet spanjolle u zbuluan se grupi i organizuar kriminal kishte nisur aktivitetin e tyre nëpërmjet kompanive që operonin në Call Center-at e Shqipërisë. Mashtrimi kompjuterik përhapet si gangrenë në Evropë, duke shqetësuar shtetet si Gjermania, Spanja dhe Suedia. Gjithnjë e më shumë qytetarë denoncojnë këtë sipërmarrje kriminale.

Hetimet

SPAK ka dërguar në vitin 2021 kërkesën për procedim penal me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Çekaj, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit kompjuterik’, në dëm të shumë personave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shqipëria u bë pjesë e grupit të përbashkët hetimor, në përbërje të së cilës janë autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, etj, pas zbulimit se një sërë kompanish kanë kryer aktivitetin e ‘call center’, duke kryer dhe mashtrimet online. në platforma mashtruese të shtetasve europianë.

Autoritetet gjermane dhe partnerët zbuluan shpejt se kompanitë, të cilat kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre mashtruese në Shqipëri, Ukrainë, Gjeorgji dhe më tej, ishin nën drejtimin e ‘Milton Group’. Pronari i kësaj kompanie u identifikua si shqiptari Amant Josifi, i cili sipas hetimeve të SPAK në bashkëpunim me ‘Eurojust’ dhe ‘Europol’, konsiderohej personi që drejtonte gjashtë qendra të mashtrimit telefonik në Shqipëri, të cilat ishin lidhur drejtpërdrejt me ‘Milton Group’.

Hetimet

Këto kompani të cilat drejtoheshin nga ‘Milton Group’, shpejt u lokalizuan në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj.
Nga të dhënat hetimore të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane, del se kanë rezultuar lidhje të shtetasve shqiptarë me kompaninë ‘Milton Group’ që ka organizuar veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik online, në mjaft shtete të Europës Perëndimore.
Nga autoritetet gjermane është urdhëruar kontrolli i platformave mashtruese tregtare ‘Absolut Global Markets’, ‘AurumPro’ dhe ‘Finaxis’.
Megjithatë, sipas këtyre autoriteteve, konsiderohet e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregtare, kryesisht identike, Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike.

Le të përqendrohemi në dëmet e shkaktuara, rolin e personazheve kryesore të kësaj perandori mashtrimi, dhe impaktin e tyre në historinë e kësaj ngjarjeje. Përveç kësaj, le të analizojmë veçanërisht situatën në Gjermani, ku shumë qytetarë u mashtruan nga këto platforma. Ata ranë pre e një sistemi të sofistikuar, të drejtuar nga mendje gati gjeniale, por të ndyra.

Hetimet Gjermane

Në zyrat tona qendrore kibernetike në Bavari, janë dorëzuar afërsisht 67 kallëzime penale, Sipas analizës që kemi kryer dëmi i shkaktuar nga platformat ‘AurumPro’, ‘Fianxis’ dhe ‘AGMarkets’, llogaritet deri më tani në 1.8 milionë euro.
Po kështu janë dorëzuar 35 kallëzime për platformën ‘Centrobanc’, ku dëmi në total mendohet të jetë 1.7 milionë euro.
Ndërsa 40 ankesa janë për platformën ‘CapitalMarketsBanc’, ku dëmi në këtë rast llogaritet të jetë 1.6 milionë Euro.
Dhe për platformën ‘Cryptokartal’, 31 kallëzime, me një dëm në total, prej 1 milionë euro.

Sipas autoriteteve gjermane, Bavaria është vetëm një nga shumë lande të prekura nga ky fenomen në Gjermani. Kallëzime të ngjashme kanë ardhur edhe nga shumë lande të tjera. Platformat e lidhura me kompaninë ‘Milton Group’, të drejtuar nga Amant Josifi dhe ortaku i tij gjeorgjian, Mishka, kishin udhëheqjen e skemës së mashtrimit. Kjo situatë çoi në një operacion të përbashkët të shumë skuadrave hetimore në fund të vitit 2022. Këto skuadra hetimore kryenin kontroll të befasishëm në disa Call Center-a në Shqipëri, ku mendohet se kishte filluar ky mashtrim me përmasa të jashtëzakonshme.

Hetimet Gjermane

Më datat 8 dhe 9 Nëntor 2022, u finalizua operacioni ndërkombëtar ‘Frida-Refox’, ku në Shqipëri u kontrolluan disa qendra të thirrjeve telefonike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
Ku u ndaluan 4 shtetas të dyshuar si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.
Aty ku krahas portofoleve në kriptovalutë dhe parave në cash u gjetën edhe dokumente identifikimi të shtetasve lituanezë dhe gjeorgjianë, karta banke lituaneze etj.

Do të ishte ky kontroll që do të identifikonte edhe personat kryesorë të cilët fshiheshin pas këtyre platformave mashtruese, të cilët lidheshin me kompaninë ‘Puma Ts’, edhe kjo kompani në pronësi të Amant Josifit dhe gjeorgjianit me pasaportë izraelite, Mishka.

Hetimet Gjermane

Gjatë vlerësimit të një serveri u arritën të identifikoheshin plotësisht personat të cilët ishin të lidhur me kompaninë e IT ‘PumaTS/ SMCompany’.
Që janë të pandehurit Irisa Puca, Endri Bulku, Erlind Çekaj dhe Adrian Korriku.Ndërkohë që rezultoi se personi i pandehur Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave.
Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave.

Gjatë hetimit, u zbuluan lidhjet e Amant Josifit me kompaninë ‘Milton Group’ dhe kompanitë bija që ai kishte krijuar për të fshehur aktivitetin e tij kriminal. Po ashtu, u zbuluan edhe pasuritë e marramendëshme monetare që ai kishte fituar nga ky aktivitet. Disa prej këtyre pasurive ishin transferuar në emër të familjarëve të tij.

Hetimet Gjermane

Në vijim të hetimeve, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi, subjekte tregtare të administruara nga ai, si dhe familjarë të tij, si llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868 66 euro dhe 2 844 936 37 lekë.

Ndërsa Amant Josifi po ndiqet penalisht nga autoritetet spanjolle dhe ka një kërkesë ekstradimi drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ai u arrestua në Dubai disa muaj më parë, një personazh tjetër kryesor në këtë histori është Mikheil Binashvili, i njohur ndryshe si Mishka.

Ai konsiderohet si truri i operacionit të mashtrimit me Call Center, duke u përfshirë në një skemë që në periudhën 2015-2022 ka mashtruar mijëra qytetarë në Evropën Perëndimore dhe ka grabitur miliona euro. Binashvili ka punuar me ekspertë kompjuterikë shqiptarë për të krijuar sisteme softuerike të sofistikuara për mashtrim, duke përfshirë edhe krijimin e kompanive bija për të fshehur aktivitetin kriminal.

Ai ka hapur pika të ngjashme në vendet si Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Gjeorgjia, me ndihmën e inxhinierëve shqiptarë të inxhinierisë kompjuterike. Autoritetet gjermane identifikuan fillimin dhe zbulimin e skemës nga një shqiptar, Hysen Speci, i cili më pas do të ndihmojë në zbardhjen e lidhjeve të tjera të Mishka gjeorgjianit.

Hetimet Gjermane

Pas hetimeve të kryera është provuar se pas këtyre platformave qëndron një grup i nivelit të lartë të lidhur me krimin, që klasifikohet në kategorinë e krimit të organizuar.
Grup kriminal që vitet e fundit dispononte, qendra thirrjesh të quajtura ‘Call Center’ në shtete si Gjeorgjia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë, tashmë të identifikuar për rolin e tyre.
Ndër këta persona ata që cilësohen si më të rëndësishëm në rolin e tyre janë shtetasit shqiptar Irisa Puca dhe Adrian Korriku.
Të cilët kanë lidhje me ‘Milton Group’, ku ndër të tjera përmenden edhe ‘Spot MT’ dhe ‘Puma TS’.

Siç thamë, personi kryesor në këtë sipërmarrje kriminale është gjeorgjiani Mikheil Biniashvili, i cili ka pranuar para hetuesve gjermanë, përmes avokatit të tij mbrojtës, se ishte pronari i Call Center-it ‘Spot MT’ në Shqipëri, si dhe pas softuerit ‘Puma TS’.

Hetimet Gjermane

Si fillim pagesa ishte kryer mbi bazën e një komisioni, por më vonë ishte kaluar në një pagesë me normë fikse. Biniashvili, nuk e ka kundërshtuar faktin se ai ishte në dijeni të xhirove në lidhje me brandet. Firma ‘Spot MT’ u themelua më 3 Shkurt 2014 me seli në Tiranë, ku si aktivitet u përcaktua ‘Call Center’.

Po këtë vit, më datë 22 Dhjetor, kompania ‘Terminal Investment Management’ i kaloi në pronësi Mikhael Beniminit, ku bëhet fjalë për shtetasin gjeorgjian Mikheil Biniashvili, i cili e bleu këtë firmë duke paraqitur një pasaportë izraelite, ku vetëm 12 ditë më pas, më datë 24 Dhjetor 2014, kompania ‘Termimal Investments Management LLC’ u emërtua ‘Spot MT LLC’.

Në vitin 2018, rezulton se Biniashvili ia shiti kompaninë shtetasit Andri Kalaus, por që besohet se Biniashvili e shiti kompaninë vetëm me letra, pasi ai vazhdonte të merrte të gjitha vendimet e mëtejshme sipërmarrëse.

Të dhënat e bashkëpunimit të kompanisë ‘Puma Ts’ me ‘Aurum Pro’ u zbuluan në një fazë më të vone të hetimit gjerman, pas zbulimit të një serveri që shërbente për lidhjen e tyre. Nëpërmjet këtij zbulimi, u zbuluan edhe shumat marramendëse që kishin siguruar këto kompani përmes mashtrimit.

Kallëzime të shumta erdhën pas qindra padive që qytetarë evropianë kishin dorëzuar në autoritetet ligjzbatuese në vendet e tyre. Gjithashtu, një shqiptar rrëfeu informacione që ndihmuan në identifikimin e emrave të programuesve të tjerë që kishin ndihmuar Biniashvilin në këtë mashtrim.

Hetimet gjermane

Më 23 Gusht 2023, nga Zyra Kriminale e Landit të Sachsen u mor në pyetje si i akuzuar i pandehuri Hysen Speci.
Ai tha se të parët që shkuan në Gjeorgji për të ndihmuar Biniashvilin, ishin Irisa Puca dhe Erlind Çekaj, të cilët më herët ishin takuar me Mishkën në Gjeorgji.
Sipas tij Irisa kishte për detyrë të menaxhonte programistët dhe se projekti quhej ‘Puma TS’.
Speci tha se ata e dinin shumë mirë që këto programe po përdoreshin për mashtrimin e shtetasve të ndryshëm europianë.
Dhe se bëhej fjalë që nëpërmjet sistemit të përdorur ‘MIT 4’ personit të dëmtuar të mund t’i krijohet iluzioni i humbjeve, që në të vërtetë nuk kanë ndodhur.
Në vend të tyre paratë arkëtoheshin për qëllime mashtrimi.

Autoritetet gjermane, pasi udhëtuan drejt Gjeorgjisë, arritën të provojnë nëpërmjet kontrolleve të kryera në disa Call Centera në këtë shtet, se në serverin e firmës ‘Hetzner’ u gjendën regjistrat e kompanisë ‘Puma TS’.

Në lidhje me këtë platformë u regjistruan 24 padi penale, dhe dëmi përllogaritet të jetë afërsisht 697,633.94 euro. Nga këto hetime, u identifikua Irisa Puca, e cila punon si menaxhere projekti në firmën ‘Puma TS’, duke përdorur pseudonimin Iris Stone. Po ashtu, u identifikua edhe Adrian Korriku, si një punonjës i ‘Puma TS’.

Hetimet Gjermane

Irisa Puca, ka pseudonimin Iris Stone.
Ajo ka studiuar për informatikë në Universitetin e Tiranës.
Puca dyshohet se ishte përgjegjëse për zhvillimin e sistemeve CRM, që janë përdorur për funksionimin e platformave mashtruese.
Ku nga hetimet doli se të dhënat e klientëve ruhen në këto sisteme dhe pa këto ruajtje dhe menaxhim të të dhënave për klientët një platformë e tillë nuk mund të funksionojë ekonomikisht.
Po kështu provohet se Endri Bulku është një nga zhvilluesit e softuerëve për ‘Puma TS’.
Ashtu si edhe Erlind Çekaj që punon si drejtues i ekipit të zhvilluesve në këtë kompani.
Një tjetër person që rezulton aktiv në këtë aktivitet del të jetë edhe Adrian Korriku.
Ndërsa Merxhan Çeliku rezulton të ketë një llogari në Paypal që i atribuohen ‘Milton Group’.
Këto biznese, në dukje të ligjshme, në të vërtetë kanë operuar në aktivitetin e mashtrimit me platforma të ndryshme.
Ndërsa këta shtetas janë organizatorët e grupit të strukturuar kriminal ku persona të përfshirë, të lidhur me Shqipërinë janë shtetasit, Mikhail Binaishvili, etj. /Marrë nga BalkanWeb.com



5 Comments

  1. Lexova te gjith artikullin per kuriozitet po ne asnje pike te hetimit nuk rezultonte Olsi Rama, keni vendos foton e vellait te kryeministrit dhe e keni perfshire ne titull per te krijuar idene e perfshirjes ne mashtrim po qe ska asnje lidhje fare. Madje do i sygjeroja Olsi Rames t’iu denoncoje per perdorim te emrit te tij ne arrikuj qe skan te bejn fare me te. E vetmja pike lidhese qe ju e perseritet ne disa raste qenka qe Olsi Rama dhe ky Josifi dikur paskan qene ortake ne nje biznes qe s’iu paska ecur. Ama Josifi ortak eshte me nje Gjeorgjian per sa i takon kompanive qe jan marre me mashtrime, ju e dini kete e prap perdorni foton e vellait te kryeministrit dhe i vendosni emrin ne titull. Olsi Rama denoncoi se do kapesh nje dore te mire me lek nga kjo media shpifese e gjobaxhie

    1. Po pra, kete them dhe une pse nuk i hedh ne gjyq? Eshte pyetje retorike, te kuptohemi, drejtuar ketij sufllaqes se 20:37.

  2. AMAND JOSIFI NJE BIR MASHTRUESE E AKUZUÀR BASHKE ME MAMANE E OLTA XHACKES PER TRAFIKIME FEMIJESHI VELLAI I EDRAMES VELLA KRYEHAJDUTI GLOBAL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *