• |
ide | kryesore

Amant Josifi, lidhjet me Olsi Ramën dhe si i shpëtoi prangave në Shqipëri

Arkiva, Kryesore, Lajme



Amant Josifi arriti t’u shpëtojë prangave kur një skuadër speciale e policisë spanjolle erdhi ta arrestojë në Shqipëri, por kjo nuk e pengoi policinë shqiptare që arrestimin e tij në Dubai ta quajë një sukses të përbashkët me partnerët e huaj.

Në fakt, policia shqiptare e ka pasur të vështirë t’i afrohet Josifit, për shkak të lidhjeve të tij me nivelet e larta të pushtetit. Në moshën 26 vjeçare, u emërua në një post që i ofronte siguri, si këshilltar i Ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Edhe pse në moshë të re, Amant Josifi krijoi lidhje fitimprurëse me një grup të rinjsh të shkolluar në perëndim që arritën t’i zhvasin miliarda euro qytetarëve europianë, nëpërmjet mashtrimit me call centera. Ish-ministrja e Jashtme dhe e mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk ka shpjeguar asnjëherë se cili ishte rekomandimi që e solli 26-vjeçarin Amant Josifi në zyrën e saj si këshilltar.

Marrëdhënia e pasqaruar me Olsi Ramën

Përveçse këshilltar i Xhaçkës, Amant Josifi rezultoi të jetë edhe ortak në biznes me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën.

Është fjala për kompaninë e quajtur Pegasus Communications, ku Josifi ishte ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama.

Olsi Rama zotëronte 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, ndërsa 30% zotërohej nga Amant Josifi. As Olsi Rama nuk ka folur në asnjë rast për marrëdhënien që kishte me Amant Josifin, pasi ky u shpall në kërkim nga Gjykata në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”.

Një shkrim i rrjetit të gazetarëve OCCRP shpalosi për herë të parë skemën e mashtrimit me “call center” nga Gjeorgjia, Ukraina deri në Tiranë dhe zbuloi se pika e kontaktit në vendin tonë ishte Amant Josifi.

Ja çfarë shkruante media investigative për Josifin dhe lidhjet e tij:

“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin bashkëprononte një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë.

Në përgjigje të pyetjeve të OCCRP, Josifi konfirmoi se ai kishte një call center në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group (kompania mëmë e mashtrimit) në janar. Por ai mohoi çdo lidhje formale me Milton Group dhe tha se qendra e tij ishte krejtësisht e shkëputur.

Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua (koka e skemës ponzi)”.

Kush janë djemtë e Milton Group

Mediat europianë i kanë kushtuar një vëmëndje të veçantë të ashtuquajturit grupi Milton, një grup djemsh të shkolluar në perëndim që ngritën një skemë mashtrimi me call center dhe arritën të zhvasin qindra mijëra qytetarë në mbarë Europën. Kokat e grupit ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini.

Josifi ishte një njohje e tyre, që drejtonte degën e Shqipërisë dhe që bëri pjesën e tij për zhvatjen e miliardave duke organizuar skemën në vendin tonë.

Grupi Milton arriti që përmes mashtrimit të krijojë skema false të incestimit duke i bindur viktimat e saj se po fitonin në bursa, duke i zhvatur në disa raste qindra mijëra paund.

Madje, një markë investimi e grupit Milton sponsorizoi edhe një klub futbolli spanjoll të nivelit më të lartë dhe u reklamua në gazetat kryesore, duke i dhënë kredibilitet investitorëve të mundshëm.

Markat e grupit Milton kishin hapësirë ​​zyre në disa shtete. Shumica e viktimave regjistroheshin pasi shikonin një reklamë në mediat sociale. Brenda 48 orëve merrnin një telefonatë.

Në anën tjetër të telefonit zakonisht ishte një qendër telefonike, me po të njëjtat veçori që ka një biznes legjitim, një zyrë moderne me një departament të burimeve njerëzore, objektiva mujore dhe bonuse, ditë pushimi dhe konkurse për operatorin më të mirë. Disa qendra telefonike luanin muzikë motivuese në sfond.

Viktimat regjistroheshin në markat fiktive të krijuara nga grupi Milton. Më pas udhëzoheshin nga ndërmjetësi që të bënin tregti të paracaktuar për të humbur paratë e klientit dhe për të fituar para për ndërmjetësin.

Disa udhëzoheshin të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program që i lejon mashtruesit të kontrollojë nga distanca kompjuterin e tyre dhe të kryejë lëvizje në emër të klientit. Klientët mendonin se po bënin lëvizje të zgjuara në bursa të vërteta, por paratë e tyre thjesht vidheshin.

Në Shqipëri, vitin e kaluar u arrestuan 4 bashkëpuntorë të Amant Josifit, ndërkohë që vetë ai i shpëtoi prangave. Atëherë u hodhën dyshime për një dekonspirim të aksionit, falë njohjeve të fuqishme që kishte i riu.

Në media u raportua se pak orë para se të niste aksioni i policisë për arrestimin e tij, zyrat e call center u boshatisën me urgjencë dhe Josifi u largua në drejtim të paditur. Emri i tij nuk u përmend as në konferencën që zhvilluan prokurorët e SPAK.

Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli janë 4 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar që u udhëhoq nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle. Hetimet atëherë u shtrinë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën./Lapsi.al



20 Comments

  1. Jam Gregu vellai I Edit , keshtu me thoshte babai I’m Kristaqi. thotë:

    Mashtrimi korrupsioni vjedhja te gjitha poshtersite ne kete vend te çojne tek Edvin Kristaq(BASTARD)Rama .
    Vemje e vertete gjarper I vertete vlleh I vertete njeri pis dhe I pabese .

  2. Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset.shkrim me porosi te kriminelit serb salih karaxhic berisha.

    1. Ndoshta këtë radh zgjohet ky popull debil idiot e ju shkërdhen rilindjen kriminele së bashku me ju derrrrrrrrra komentues që komentoni pa lidhje si komentuesi i orës 20:30

  3. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  4. I vetmi problem qe ka Olsi eshte ajo bluza idjote e Che Guevares si me qene adoleshent i vonuar.

    Ndersa per te tjerat, merret Kazani…

  5. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.Me ne fund salihu llaxorja e vicidolit zgjodhi dyshen gaz gei dhe mulin trim ne kupolen e foltores.asnjeri nuk votoje por salihu nuk pyet njeri

  6. Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

  7. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen.

  8. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

    Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.

  9. ende njerëz që janë dënuar dikur për vrasje, terrorizëm apo kontrabandë armësh janë duke konkurruar fuqishëm në zgjedhjet vendore 2023. Njëri nga këta persona i akuzuar për terrorizëm, por i dënuar për kontrabandë armësh është kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili përfaqëson PBDNJ, OMONIA e i mbështetur fuqishëm nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  10. sipas rezultatit të zgjedhjeve, shumica në pushtet qeveris rreth 2,2 milion banorë të vendit, ndërsa opozita rreth 50 mijë banorë.

    Vetë qëllimi i aktivitetit është getoizimi i bashkive që ka fituar opozita, për t’i kthyer ato në bashki të dështuara, pa fonde dhe për t’i përdorur si reparte lufte kundër qeverisë.Disa salih te vegjel vazhdojne ti hane Mutin salihut cdo mengjes mendojne se do rriten me kete gjelle qe ju ofron salihu cdo dite,maloket ne qytet,kombi ne rrezik o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *