• |
ide | kryesore

Video/ Era me 140km/h shemb çatinë e stadiumit në Bahia Blanca: 13 viktima gjatë një gare patinazhi

Sport, Video
Bahia Blanca



Ka shkuar në 13 numri i atyre që kanë humbur jetën nga shembja e çatisë së një klubi sportiv gjatë një stuhie në Argjentinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin port të Bahia Blanca. Shiu i dendur dhe erërat me shpejtësi mbi 140 km/h bënë që të shembet çatia e një impianti ku po zhvillohej një garë patinazhi.

Lajmin e rëndë e ka bërë publik burime nga zyra e kryebashkiakut të Bahia Blanca. “Fatkeqësisht shërbimi i urgjencës konfirmon vdekjen e 13 personave në klubin Bahiense del Norte”, njoftoi bashkia, duke shtuar se në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *